Përfaqësuesit e komunitetit mysliman që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të imamit Hassan Sharif, kërkuan që vrasësi të gjendej sa më shpejt të jetë e mundur. Imami i cili u vra në një sulm të armatosur në Nju Xhersi të SHBA-ve.
Ceremonia mortore për Sharifin, i cili humbi jetën në sulmin e armatosur, u mbajt në Xhaminë dhe Qendrën Komunitare të Bashkimit Islamik Kombëtar. Në ceremoni, morën pjesë kolegët të afërmit e Sharifit dhe komuniteti i xhamisë ku ai punoni.
Të pranishëm ishin përfaqësues të Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet Islame.
Dina Sayed Ahmed, Drejtoreshë e Komunikimit në Këshillit për Marrëdhëniet Islame Amerikane, lexoi deklaratën e përbashkët për shtyp në emër të muslimanëve.
Dina Sayed Ahmed tha: “Ne u bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve që të tregojnë kujdesin e duhur në hetimin e këtij incidenti.”
Vrasja e Sharifit, në rajon tronditi komunitetin mysliman. Duke u shprehur, Sayed Ahmed thekson se nuk duhet të perceptohet si “një incident i zakonshëm i dhunshëm”.
Imam Samiu duke folur në emër të “Koalicionit Mysliman NJ” që përfaqëson mbi 60 xhami në Nju Xhersi, duke thënë se : “Hassan Sharif, ishte një person shumë i njohur, dhe ky sulm nuk vrau vetëm atë, por dhe shumë të tjerë në Nju Xhersi dhe në mbarë vendin”.