Do të dërgohet nga Türkiye për në Gaza, furnizime shëndetësore, anija është planifikuar të niset nga Izmiri në mbrëmjen e datës 09.11.2023.

Në portin Alsancak, në Izmir, në anijen e ankoruar u ngarkuan furnizime mjekësore, furnizime të thata dhe autoambulanca.

Pas përfundimit të procesit të ngarkesave, pritet që anija do të niset për në portin El-Aris të Egjiptit.

Shefi i departamentit të menaxhimit në ministrinë e shëndetësisë për fatkeqësitë dhe emergjencat, z.Şükrü Yorulmaz, në deklaratën e tij për gazetarët, tha se në Gaza është përjetuar një dramë e madhe.

E gjithë infrastruktura shëndetësore e rajonit u shkatërrua, Yorulmaz deklaroi se Republika e Türkiyes, si dhe ministria e shëndetësisë ka vënë në dispozicion spitalet fushore që kanë dhe i ka transferuar ato në rajon.

Ai ka deklaruar se sot në mbrëmje do të niset për në Egjipt, anija ku ishin ngarkuar furnizimet spitalore fushore dhe autoambulancat.

Yorulmaz vuri në dukje si vijon:

“Spitalet tona fushore në anije janë të forta,

janë spitale të pajisura. Do të ofrojë mbështetje të madhe për infrastrukturën shëndetësore dhe nevojat shëndetësore atje. Spitalet tona fushore janë tashmë në vende të ndryshme të botës, të përdorura nga të shypurit  në vende të ndyshme të botës. Ku ndodhën këto spitale mund të kryhen të gjitha llojet e operacioneve, spitalet janë të pajisur me sisteme imazherije dhe sisteme laboratorike. Gjithashtu marrin me vete të gjitha llojet e sistemeve të ajrit të kondicionuar për tu përshtatur me çdo klimë.

Instalimi dhe funksionimi i spitaleve e bëjnë ekipet nga UMKE. Ekipet e UMKE janë një nga të vetmet ekipe vullnetare në botë ku i njëjti ekip themelon dhe drejton teknikisht një spital. Mjekët tanë dhe infermieret tona, pas mbarimit të punimeve, në sistemet elektrike dhe struktura e spitaleve, do të fillojnë shpejt të japin shërbimet e tyre. Para së gjithash, është planifikuar krijimi i 8 spitaleve fushore, por ne gjithashtu kemi materiale rezervë në inventarin tonë, dhe mund ta rrisim numrin e spitaleve fushore.”

Yorulmaz, tha se në radhë të parë do të nisin ofrimin e shërbimeve mjekosre në kufirin Refah.