Argëtimi si në çdo kulturë ashtu edhe në kulturën arabe kishte një vend të posaçëm. I Dërguari i Allahut duke i kujtuar Ebu Bekrit vendin e argëtimit në jetën e njeriut thoshte: “Çdo shoqëri ka festat e veta. Edhe kjo
është festa jonë.”(Tranmeton Buhariu dhe Muslimi)
Me këtë ka theksuar se bajramet jane ditë të veçanta sepse janë ditët e harrimit të pikëllimit dhe shqetësimit dhe shumëfishimit të gëzimeve. Argëtimi i përbashkët në këto ditë rrit ndjenjën e perkatësisë dhe githashtu kontribuon në mbrojtjen e identitetit. I Dërguari i Allahut gjatë jetës së tij, posaçërisht në periudhën e Medinës, bashkë me muslimanët festat i kalonte në një atmosterë gëzimi dhe lumturie. Një ditë në një Bajram në xhami po këndonin vajza të vogla dhe disa etiopianë bënin lojëra me shtiza dhe mburoja. I Dërguari i Allahut bashkë me Aishen r.a. i kishin shikuart dhe kishte parandaluar Omerin r.a. që të ndërhynte në shfaqje dhe nuk kishte lejuar shqetësimin e tyre. Tradita e organizimit të argëtimeve gjatë festave ka vazhduar edhe më pas, madje edhe njëri nga sahabët, Ijaz b. Amr El-Esh’ariu, i cili ishte dëshmitar i një feste pa argëtim në qytetin Anbar, i habitur nga gjendja me të cilën nuk ishte mesuar kishte ndier nevojën të paralajmërojë: “Pse nuk shoh tek ju atë që jam mesuar të shoh në kohën e të Dërguarit të Allahut, ku në shoqërimin me instrumente muzikore i Dërguari i Allahut bashkë me femijet argëtohej?” (Transmeton Ibn Maxhe, ikamet, 136) Argëtimi në festat e Bajramit ishte një sunet i të Dërguarit të Allahut. (Bejhakiu, Es Sunenu’l-kubra, X,366)
Këto ditë të veçanta ishin të afërta me dy periudha kohore të caktuara; e para me muajin e Ramazanit, e dyta me ditët e haxhit. Muslimanët që gjatë një muaji kishin agjëruar, kishin falur namaz, kishin dhënë zekatin dhe sadakanë e fitrit, e kishin merituar te gëzoheshin dhe të ishin të lumtur pas një adhurimi njëmujor duke shpresuar në mëshiren e Allahut për punët e mira qe kishin bërë. I Dërguari i Allahut për pjesëmarjen në namazin e bajramit ka qenë shumë rigoroz, më këte ka dëshiruar që në ditën kur të gjithë janë të
lumtur dhe të gëzuar, të mos privohet asnjëri nga kjo lumturi dhe gëzim. Në ditën e bajramit të gjithë muslimanët mblidheshin në një vend të hapur; ku bëheshin tekbire dhe besimtarët thoshin amin në lutjet e përgjithshme. Ata bënin dua për bashkimin, mirëqenien, pastrimin nga gjynahet dhe për mbarësi e bereqet. Bajramet në të njëjtën kohë ishin ditë të bashkimit të besimtarëve duke u solidarizuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin. Është shumë me rëndësi që gëzimi dhe entuziazmi i bajramit të mos e kërcënojë sigurinë individuale dhe sociale. Agjërimi i Ramazanit të njëjtën kohë pastron trupin dhe shpirtin, mundëson që ta kuptojmë gjëndjen e njerëzve të uritur dhe me ndihmen ndaj tyre bashkërisht festojme zimin dhe lumturinë e bajrameve me ndjenjën e barazisë. Për nder të Bajramit pajtohen ata që janë të hidhëruar, bëhen vizita te më të moshuarit dhe pastrohen lidhjet dhe miqësite.
Pjesëmarrja e më shumë muslimanëve në namazet e bajramit kundrejt namazeve të tjera duhet pranuar si një reflektim i mirë i tubimit të të giithë anëtarëve të shoqërisë muslimane. Kushtet moderne i kanë larguar njetëzit nga njëri-tjetri, por me këtë rast dy herë në vit bashkohen dhe përqafohen, hegn mallin, nostalgjinë, pajtohen në vend që ti kthejnë shpinat njëri-tjetrit. Sikurse në çdo ibadet, edhe namazet Bajramit nëse i kuptojmë si përfitim individual dhe shoqëror, atëherë kjo do të na mundesojë dashuri të madhe dhe ndjekje të këtyre vlerave.