Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Mal të Zi sot vizituan ish-kryeimamin e Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Ulqin, Rexhep ef. Likën, për t’i shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tij shumëvjeçar ndaj bashkësisë.

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq, kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame Isa Aloshi, anëtari i Meshihatit Faruk Buzuku, dhe sekretari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Fuad ef. Çekiq, dhanë mirënjohje për Rexhep ef. Likën për përkushtimin dhe devotshmërinë e tij.

Rexhep efendiu gjatë shërbimit të tij dha një kontribut të madh për Bashkësinë Islame dhe si imam në pension vazhdoi të thërrasë njerëzit drejt vlerave të vërteta Islame me autoritetin dhe reputacionin e tij. Ai ishte dhe mbetet mishërim i Islamit dhe një shembull i vërtetë i një imami të devotshëm. Përkushtimi i tij edhe pas pensionimit ka forcuar më tej reputacionin dhe respektin e tij brenda komunitetit.

Reisi Fejziq së bashku me bashkëpunëtorët e tij falënderuan Rexhep ef. Likën për të gjitha vitet e punës së tij të palodhur dhe kontributit për Bashkësinë Islame, duke theksuar sa i rëndësishëm ishte roli i tij në ruajtjen e jetës fetare në Ulqin dhe më gjerë.

Kjo vizitë edhe një herë konfirmon respektin që Bashkësia Islame i detyrohet  imamit dhe sa i rëndësishëm ishte roli i tijë në ndërtimin dhe ruajtjen e vlerave fetare.

Rexhep efendiu, megjithëse aktualisht në gjendje të dobët shëndetësore në shtëpinë e tij, ende rrezaton shpirtin e një imami të vërtetë që ia ka kushtuar tërë jetën shërbimit të bashkësisë. Mosha dhe vështirësitë shëndetësore nuk kanë ulur respektin dhe reputacionin që gëzon ndër besimtarët. Çdo takim me të, edhe në këto momente të vështira, zbulon forcën dhe dinjitetin që vjen nga besimi i thellë dhe përkushtimi ndaj thirrjes që ai e kreu me krenari. Bashkësia Islame shpreh mbështetjen dhe lutet për shëndetin e tij, duke qenë të vetëdijshëm sa e rëndësishme ka qenë përpjekja e tij në formësimin dhe forcimin e jetës fetare në Ulqin.