Duke qenë se muaji i Ramazanit përkon me ekuinoksin pranveror më 20 mars, kur dita dhe nata janë të barabarta në të gjithë botën, diferenca mes periudhave të agjërimit do të jetë pak më shumë se 3 orë e gjysmë.
Në këtë Ramazan, që përkon me ekuinoksin pranveror më 20 mars, kur në hemisferën veriore përjetohet pranvera dhe në hemisferën jugore vjeshta, dita dhe nata janë të barabarta, do të vërehet një diferencë prej afro 2 orësh mes të parës dhe ditës së fundit të agjërimit në vendbanimet më afër poleve.
Nga ana tjetër, në rajonet afër ekuatorit, periudha e agjërimit do të jetë pak mbi 13 orë gjatë gjithë muajit të Ramazanit.
Agjërimi më i gjatë do të jetë 16 orë e 36 minuta në Reykjavik të Islandës, më 9 prill, dita e fundit e mundshme e Ramazanit, ndërsa agjërimi më i shkurtër do të jetë 12 orë e 51 minuta në Punta Arenas, Kili dhe Dunedin, Zelanda e Re. Rrjedhimisht, këtë vit diferenca ndërmjet orëve të agjërimit të muslimanëve që jetojnë në vende të ndryshme nëpër botë nuk do të kalojë 4 orë.