Thelbi i porosisë së pejgamberëve është dija. Përfaqësuesi i fundit i traditës pejgamberike, Muhamedi s.a.v., si themel të mësimeve të tij ka pasur dijen. Për veten ai ka thënë se është dërguar si mësues. Ai s.a.v. ka kërkuar prej muslimanëve që të jetojnë një jetë të bazuar në dije, dhe ka thënë: “Bëhu dijetar, nxënës i dijes, dëgjues ose dashures i djes!”

Dija është qëllimi më i mirë për të cilin njeriu duhet të lodhet dhe të brengoset. Flijimi në rrugën e dijes është një qëndrim me vullnet i çdo njeriu; por, në këtë rrugë në të cilën hyhet me vullnet, nevojitet që të braktisen një numër i madh kënaqësish të kësaj bote, dhe të përballesh me siklete dhe brenga të ndryshme. Në këte kontekst, rruga që të çon drejt dijes, jo vetëm drejt dijes fetare, por te të gjitha llojet e dijes, është e vlefshme. Në të vërtetë, njeriu lartesohet nëpërmjet dijes. Sexhdja e melekëve ndaj Ademit s.a.v. është bërë pikërisht për shkak të dijes së tij. Gjithashtu, edhe respekti i tyre karshi njerëzve në përgjithësi është në saje të dijes. 

Dija dhe dijetaria janë çështje që arrihen me punë. Atij që është nisur në rrugën e dijes dhe është përgatitur për t’u ballafaquar me sikletet e kësaj rruge, Zoti ia ka lehtësuar rrugën për në xhenet, por njëkohësisht ia largon edhe pengesat dhe që i dalin në këtë rrugë. Allahu është burim i dijes, dhe atë ia mundëson vetëm një nxënësi të vërtetë. Pejgamberi s.a.v. thote: “Dija përvetësohet me mësim.”

Me shumë se kurrë, sot dija është një pushtet me ndikim të madh. Ajo është në epiqendër të raport njeri-shoqëri, njeri-natyrë dhe, periudhe në të cilën ndodhemi është e emërtuar si epoka e dijes. Në këtë kuptim, dija është edhe një sprovë për njeriun. Dija mund t’i orientojë njerëzit kah e mira, e drejta dhe e bukura.

Kujdesi etik i muslimanit, gjithesi, përmban edhe dijen. Prandaj, dija, para së gjithash shërben për ndërtimin e brendësisë së njeriut. Në fund të fundit, ai që ka vendosur një marrëdhënie me dijen ka parasysh zemën, shpirtin dhe ndërgjegen e vet. Dija është një mjet që ka të bëjë sa me individin, po aq edhe me shoqërinë.

Përveç mendjes, njeriut i janë dhënë edhe shqisat, nëpërmejt të cilave ai formëson aftësinë për të nxënë dije. Zoti thotë: “Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë, dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues.” Sure En-Nahl 78

Ky ajet tregon se njeriu, gjërat që nuk i di, mund t’i mësoje me nihmën e shqisave të dhuruara nga Allahu.

Përvetesimi i dijes nuk është vetëm një përpjekje për t’u ngarkuar me dije, por një lidhje e ngushtë me besimin, dhe përbën përparim shpirtëror dhe intelektual.

Por, epërsia e dijetarit krahasuar me të devotshmin është si epërsia e hënës në raport me yjet. Dija ka një dritë që e tejkalon individin dhe ndriçon rrethin e tij.

Dija është gjëja e vetme që mund ta ngopë, ta bëjë të lumtur dhe ta kënaqë njeriun. Kjo fjalë e Pejgamberit s.a.v. e thekson fort vlerën e nxënies së dijes, si në rrafshin individual ashtu edhe në atë shoqëror. Aftësia për të ditur e dallon njeriun nga krijesat e tjera, dhe keshtu e bën përgjegjës për veprat e tij.

Qeniet e pasqayruara si reflektim i cilësisë së dijes, sillen me respekt dhe falënderim përballë dijes dhe dijetarëve. Cilësia e dijes është krijuar së bashku me njeriun, prandaj dhe të gjithë njerëzit, në thelb, kanë respekt për dijen. Dijetari ndriçon ambientin përreth me dijen e tij. Kurse i devotshmi bën dritë me përkushtimin e tij fetar.