Shtëpia botuese “Dituria Islame” e cila funksionon në kuadrin e Bashkësisë Islame të Kosovës i dhuroi Medresesë “Mehmed Fatih” në Tuz, 55 tituj të ndryshëm librash në gjuhën shqipe. Në emër të shtëpisë botuese “Dituria Islame” librat i dorëzoi mualimja Mihana Goga Bekteshi e cila ishte e udhëheqësja e kësaj shtëpie botuese në panairin e 5-të të librit në Tuz, i cili u mbajt me 11-14 shtator 2024.
Këtë dhuratë kuptimplotë, në dorëzim e mori ndihmës Reisi i bashkësisë Islame në Mali të Zi, dr. Behlul ef. Kanaqi i cili me këtë rast në emrin e tij dhe të medresesë “Mehmed Fatih”, shprehu falendërimet më të përzemërta për Bashkësinë Islame të Kosovës, shtëpisë botuese “Dituria Islame”, mualimes Goga Bekteshi, si dhe të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e kësaj dhurate shumë domethënëse e cila padyshim do ta pasurojë edhe më shumë literaturën e gjuhës shqipe në medresenë “Mehmed Fatih” në Tuz.