Shteti terrorist drejtpërdrejt para syve të 8 miliardë njerëzve po kryen gjenocid në Gaza.
Ai masakroi në mënyrën më brutale 40 mijë njerëz, shumica fëmijë dhe gra. Nuk është e qartë se kur do të ndalet. Një vajzë nga Gaza bërtiti si për të treguar fajin të gjithë njerëzimit: Do t’i ankohem Allahut për ju…

Sulmi në shkollën Et-Tabiin i ushtrisë izraelite më 10 gusht, dhe në të cilin ishte dëshmitare e vdekjes së babait të saj 8-vjecarja Merem el-Xhuburi, tregonë atë që kishte përjetuar. Vogëlushja, e cila me lot tha: “Nuk duam ndihmë, duam që lufta të ndalet”, u tha atyre që heshtën për masakrën. “Do ta lus Allahun që të mos ju falë as në këtë botë e as në botën tjetër”, tha ajo. Të shtunën, Izraeli kreu një masakër të paprecedentë në Shkollën Tabiin, ku mijëra civilë të zhvendosur u strehuan në distriktin Derexhe në lindje të qytetit të Gazës.
Ndërsa bombat një tonë të hedhura nga avionët luftarakë shkaktuan një zjarr të madh, u pa se krahët, këmbët dhe ligamentet e shumicës së kufomave të mbledhura në qese plastike u ndanë nga trupat e tyre, dhe disa u dogjën plotësisht dhe u shkrumbuan. Thirrja e palestinezës el-Xhuburi, e cila e humbi babanë e saj në sulm, i theu zemrat.

Duke thënë se tani ishin të lodhur, vajza e vogël palestineze deklaroi se shtetet arabe kënaqeshin vetëm duke parë se çfarë po ndodhte. Vogëlushja, përvojat e së cilës pasqyrohen si në fjalët ashtu edhe në sytë e saj, tha: “Jo vetëm unë, të gjithë janë të lodhur.” Të gjithë fëmijët, të gjithë të rinjtë janë të lodhur. Çfarë po na bëjnë jehudinjt? Shtetet arabe po na shikojnë. “A ju bëjnë të lumtur vuajtjet tona?” Duke iu drejtuar botës, el-Xhuburi tha: “Nëse do të ishte fëmija juaj, a do të heshtnit kështu?”. “Unë do të them vetëm një gjë, nuk do t’ju fal. Në këtë botë dhe as në botën tjetër. Unë do ta lus Allahun që të mos ju falë në këtë botë dhe as në botën tjetër. Kjo është fjala e fundit që duhet t’ju them,” tha ajo.

Merami tha se nëna e saj ishte vonuar në namaz sepse kërkonte një sexhade, sulmi ishte shumë i papritur dhe kur zbritën poshtë, panë se xhamia brenda shkollës ishte plotësisht në flakë dhe thamë: “Babai im,
vëllai dhe xhaxhai im ranë dëshmor. Kushëririt tim iu prenë krahët dhe këmbët. Vëllait tim i kanë prerë dy këmbët. Ata u dërguan në Spitalin Baptist el-Ehli dhe ata vdiqën atje, ‘Jam e lodhur, nuk duroj dot më’” tha ajo. Vajza e vogël tha: “Ne nuk po i bënim keq askujt” dhe pyeti vazhdimisht: “Çfarë donin ata nga ne?”

Duke thënë se Izraeli i mori babanë e saj të vetëm, Merami tha se babai i saj i kërkoi të përgatiste mëngjesin çdo mëngjes. Ajo tha se kur e ka përgatitur, babai i ka thënë: “Zoti të bekoftë bija ime”. Boshllëku në të cilin jeton
vajza palestineze shprehu madhështinë e saj me fjalë qortuese dhe tha: “Nëse e mësoj Kur’anin përmendësh për konkursin e mësimit përmendësh të Kur’anit që mbahet në shkollë, ai më tha se do të më japë 100 shikla, por tani babai im nuk është”. Nuk na ka mbetur asnjë mbështetje, nuk na ka mbetur askush. “Ne nuk duam para apo diçka tjetër, thjesht na ktheni atë që kemi humbur”, tha ajo.

Ajo përshkroi se kishte parë pjesë trupi dhe gjak në të gjithë xhaminë e shkollës.
Merami tha: “Njerëzit po përpiqeshin t’i nxirrnin dëshmorët. Ata dhanë shumë dëshmorë. Shpresoj që ata të përjetojnë të njëjtat vuajtje si ne”. Duke folur e përlotur, vajza e vogël tha: “Thonë se do të na dërgojnë ndihmë. Ne nuk duam ndihmën e tyre, përderisa ata të ndalojnë këtë luftë”. “Vallahi, nuk duam asgjë, as ushqim e as pije”, tha el-Xhuburi, duke shtuar: “Nuk na ka mbetur askush, thjesht ndaloni këtë luftë”.