Sonte, në xhaminë e Katërkollës në Ulqin, u mbajt një mexhlis i veçantë në prani të Anëtarit të Bordit të Administrimit të Fondacionit Diyanet dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Botimeve Fetare të Diyanetit, Doc. Dr. Fatih Kurt.

Dr. Kurt fali namazin e teravisë dhe iu drejtua të pranishmëve me disa fjalë, duke përcjellë selamet dhe përshëndetjet e Kryetarit të Çështjeve Fetare të Diyanetit, Prof. Dr. Ali Erbaş, si dhe të gjithë vëllezërve nga Turqia. Ai foli për rëndësinë e falënderimit ndaj Allahut për mirësinë e besimit, e cila, sipas tij, është ajo që lidh dhe bashkon zemrat e besimtarëve kudo që ndodhen.

“Ky takim dhe kjo natë janë dëshmi e dashurisë që buron nga imani ynë,” tha ai gjatë fjalimit të tij.

Gjithashtu, Dr. Kurt falënderoi ambasadën turke në krye me ambasadorin Bariş Kalkavan dhe zyrën për çështje fetare pranë ambasadës, atasheun Dr. Bahattin Akbaş. Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe Meshihatit në Malit të Zi, në krye me reis Rifat ef. Fejziqin, për mikëpritjen si dhe të gjithë punonjësve të Bashkësisë Islame, vëllezërve dhe motrave në Mal të Zi, të cilët iu përgjigjën kësaj ftese dhe ndanë së bashku këto momente të veçanta dhe emocionuese.