Shpella Hira, ku shpallja e parë iu dorëzua pejgamberit të fundit, Muhamedit (a.s.) është një nga vendet e shenjta të vizituara nga haxhinjt.

Haxhinjt, vazhdojnë të bëjnë adhurime në Qabe, ndërsa vizitojnë edhe vendet e shenjta në Mekë. Një nga vendet më të vizituara nga haxhinjt është shpella Hira në malin Nur, ku shpallja e parë iu dorëzua Muhamedit (a.s.).

Në qytet ku termometrat arrijnë deri në 45 gradë në mesditë, haxhinjt përgjithësisht preferojnë natën vonë dhe herët në mëngjes për të vizituar shpellën Hira, e cila arrihet pas një udhëtimi të vështirë.

Haxhinjt që vijnë në malin Nur, i cili është 5 kilometra larg Mekës, pas një udhëtimi të vështirë njëorësh, arrijnë në majën e malit, e cila është më shumë se 550 metra e lartë.

Haxhinjt, të cilët e vizitojnë Shpellën Hira e shikojnë Mekën nga aty dhe falen. Haxhinjt që presin të hyjnë në shpellën Hira, ku shpallja e parë iu dorëzua Muhamedit (a.s.), falin namaz dhe dhe bëjnë dua.

Duke përfunduar vizitën, haxhinjt ngjitën në mal në një rrugë të vështirë për të ndjerë për një moment vështirësitë që kaloi Muhamedi (a.s.) dhe duke vizituar vendin e shenjtë
ndjejnë lumturi.

Sipas burimeve islame, Shpella Hira, ku Muhamedi (a.s.), u tërhoq në izolim kur ishte rreth 40 vjeç dhe ku ai e bëri zakon të kalonte kohën, është vendi ku erdhi shpallja e parë dhe filloi të zbritej Kur’ani i Shenjtë.

Kur Muhamedi (a.s.) ishte 40 vjeç dhe ishte i zënë duke medituar në Hira, në Natën e Kadrit, ai dëgjoi ajetet e sures Al-Alak, nga meleku Xhebrail (a.s.) : “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” Kështu u shpallën pesë ajetet e para.