Në këtë natë të veçantë, besimtarët u mblodhën për të shënuar fillimin e ciklit të ligjëratave në Ulqin, kushtuar muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ligjëruesit e kësaj mbrëmjeje ishin Dr. Ferid Piku nga Tirana dhe hafiz Sulejman Bugari, këshilltar i Reisit të bashkësis Islame në Mal të Zi, të cilët ndanë mesazhe frymëzuese mbi rëndësinë e adhurimit dhe reflektimit gjatë këtij muaji.

Me zërin e saj të ëmbël dhe plot ndjenjë, nxënësja e mejtepit, Sara Aliqi, i dha hijeshi dhe bukuri këtyre ligjëratave, me disa ilahi duke e bërë atmosferën edhe më të ngrohtë.

Dr. Piku foli mbi veçoritë e adhurimit gjatë Ramazanit dhe rëndësinë e përkushtimit ndaj Allahut, si një rrugë për të arritur kënaqësinë dhe mëshirën e Tij.

Ndërkohë, hafiz Sulejman Bugari theksoi rëndësinë e ibadeteve të përditshme, duke nënvizuar se adhurimi duhet të kryhet me qëllim të pastër dhe të sinqertë, në mënyrë që të ketë ndikim të vërtetë në jetën tonë. Ai theksoi se ibadeti nuk është vetëm një akt formal, por një udhërrëfyes shpirtëror që forcon lidhjen tonë me Zotin dhe na udhëzon drejt vlerave të larta morale.

Ky cikël ligjëratash do të vazhdojë, duke sjellë reflektime të vlefshme për besimtarët dhe duke i përgatituar ata për muajin e begatë të Ramazanit.