Përgatitur nga: Enis Hoxha

Pejgamberi s.a. v. ka thënë: “Ai që e përmend një begati që i është dhënë e ka kryer obligimin e falënderimit për të. Nëse e fsheh atë, atëherë e ka mohuar begatine.” Këtu theksohet obligimi i përmendjes se begative. Po ashtu ka këshilluar: “Allahu
dëshiron që gjurma e begatisë se Tij të shihet te robi i Tij.”

Vërtetë që Allahu e jep furnizimin, por për ta fituar atë duhet të përpiqet vetë njeriu, dhe kjo përpjekeje duhet të jetë ne rrugë të ligjshme. Përpos kësaj, Pejgamberi s.a.v. ka thënë se vepërmirësia e besimtarit do ndikoje në shtimin e furnizimit të tij. Për shembull, ai s.a.v. ka thënë Allahu do e shtojë furnizimin e një personi që sillet mirë me farefisin; ndërsa pendimi nga mekatet do i mundësojë që të fitoje furnizime të reja dhe të paparashikuara: “Atij që kerkon falje, Allahu i mundëson rrugëdalje për çdo siklet dhe qetësi për çdo brengë; Dhe e furnizon nga nuk e pret.”

Zoti i botëve ka theksuar se furnizimi që fitohet në kuader të kufijve të vendosur nga Allahu xh. sh. është më i mirë dhe më i dobishëm.  Begatia ose furnizimi, pavarësisht se si do e quajmë, çdo gjë që Allahu i ka dhene robit të Tij është një mirësi për të. Njeriu duhet ta ktheje kete mirësi me diçka. Në Kur’an lexojme: “A ka shpërblim tjetër për të mirën veç të mirës?!” Err-Rrahman 60

Po në suren ku bën pjesë edhe ky ajet, Allahu xh. sh. ngulmon duke shtruar këtë
pyetje: “Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni?” Err-Rrahman 13

Kjo sepse prej njeriut te cilit i dhurohet begatia kërkohet falënderim dhe duhet t’i
japë hakun e begatisë që e ka në dorë; e jo kur të qetësohet dhe të jetë rehat të harrojë
Atë që ia ka dhënë këte rahati, ose të mos drejtoher nga Allahu që ka dërguar mëshiren
e Tij të bollshme, domethënë, të mos i dije vlerën begatisë. Allahu xh. sh. e thotë
haptazi: ” A nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që
gjenden në qiej dhe nè Tokë dhe ju ka mbuluar me dhuntitë e Tij të dukshme e të padukshme? E megjithatë disa njerëz polemizojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues!” Llukman 20
Ne Librin e Tij perudhës për njerëzit Ai ka dhënë shembuj të panumert për begatitë që u
janë dhënë njerëzve; ka kërkuar që të mendohet për to; të merret mësim prej tyre dhe
të falënderohet Krijuesi, Furnizuesi i gjithësisë. E Allahu xh. sh. i ka pergëzuar robërit e
Tij se do sillet sipas rregullit hyjnor: “Kujto kur Zoti juaj kumtoi: “Nese tregoheni mirënjohës do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia! Por, nëse i mohoni mirësitë e
Mia, (atëherë dijeni se) dënimi im është i rëndë!” Ibrahim 7

Sahabet qëndrimin e tyre ndaj begative të Allahut xh. sh., e kane mësuar prej shembullit të Pejgamberit s.a.v.. Ai u ka thënë atyre që të jenë të vetëdijshëm jo vetëm për begatitë në jetën e tyre, por edhe për fisnikerine hyjnore në të gjithë botën, dhe i ka mësuar që në kuader të kësaj ti përkushtohen plotësisht Krijuesit dhe Furnizuesit të gjithësisë. U ka treguar menyrën e perceptimit të Allahut si burimi i vetëm i shëndetit, lumturisë, dashurise, pasurisë, shkurt i çdo gjendjeje dhe zhvillimi pozitiv në jetën e tyre. Në rastet kur është gëzuar, Pejgamberi s. a.v. i bënte sexhde Allahut xh.sh. dhe na ka njoftuar se “çdo punë që nuk fillohet duke falenderuar Allahun, do jetë e mangët.”

Çdo gjë që fitohet në këtë botë si begati apo si furnizim është kalimtare dhe e përkohshme. Allahu xh. sh. ua kujton shumë shpesh këtë robërve të Vet; por nga ana tjetër, edhe lakmia e njeriut për të fituar para dhe për të jetuar mirë shtohet pandërprere.
Si rrjedhojë, Pejgamberi s.a.v. ka thënë: “Biri i Ademit nuk i do aspak dy giera: e para
është vdekja, që është më e mirë se sprova për besimtarin. Dhe e dyta, pak pasuri; por
që, sa më e vogel te jetë pasuria, aq më e shkurtër është llogaria.” 
Nëse begatia është mençuri, duhet ta përdorë në rruge te drejte; energjinë ta shfrytezojë në të mirë; nëse është para, atëherë të japë zekatin dhe ta harxhojë për veten dhe mjedisin, si investim për ahiretin. Duhet të jetë i vetëdijshëm se, sado begati që të ketë në këtë botë, ne botën tjetër nuk do marrë asgjë përveç veprave të mira. Si rrjedhojë, t’u japësh të tjerëve nuk të mangësohet pasuria; peëkundrazi, të shtohet.
Peigamberi s.a. v. na ka lajmëruar se Allahu ka urdhëruar: “O bir i Ademit, jep ti, që të të jap Unë!” Perveç kësaj, besimtari duhet të jetë i kujdesshëm dhe te mos e teprojë me harxhimin e begative të Allahut xh. sh.. Ai ka mbjellë të muslimanët ndjenjën e të qenurit ekonomike dhe te arsyeshëm ne harxhimin e pasurisë. Ai që falënderon për begatinë, që e di se Pronari i vërtetë i saj është Allahu; që vetëdijesohet për përkohshmërinë e begative de harxhon jo sipas tekave, por në korniza të nevojave; që pastrohet nga ndjenja e smirës, xhelozisë, pangopësisë; që kenaqet me atë që ka, pa dyshim që do jetojë në qetësi. Zgjerimi i këtij botëkuptimi e shpëton njeriun që të mos jetë një mjet konsumimi, dhe duke i larguar brengen për të ardhmen, brezave që vijnë u lë një trashëgimi të bukur dhe të pastër.