Ulqin – Me iniciativën e Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Ulqin, është hapur Haterhaneja pranë xhamisë së Pinjeshit. Në ceremoninë e hapjes, Kryetari i Mexhlisit, Blerim ef. Bajraktari, ndau disa këshilla dhe prezantoi projektet që janë në realizim e sipër, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë kontribuesit dhe mbështetësit e këtij projekti.

Të pranishmit u përshëndetën edhe nga Sekretari i Mexhlisit të Ulqinit, Suad ef. Ukoshata, i cili theksoi rëndësinë e hapësirave të tilla për bashkësinë. Ceremonia u përmbyll me fjalën e Kryeimamit të Ulqinit, Ali ef. Bardhi, i cili, përmes një duaje simbolike, shpalli hapjen zyrtare të Haterhanes.

Ky projekt synon të ofrojë një hapësirë të dedikuar për xhenaze, duke plotësuar një nevojë të kahershme të besimtarëve në Ulqin.