Falendërimi i takon Allahut, i Cili me dijen e Tij përfshinë çdo gjë, mbizotëron çdo krijesë me fuqi e urtësi. Afroi zemrat e robërve te Tij, ndriçoi mendjet e tyre me dritën e udhëzimit që përmban Libri i Tij de Suneti i te Dërguarit te Tij. Salavatet dhe përshëndetjet qofshin mbi krijesën e Tij më të ndershme dhe vulën e pejgamberëve, Muhamedin, (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!), i cili udhëzoi njerëzit drejt Zotit të tyre, i zbuti zemrat e tyre me atë që solli me rrugët e udhëzimit. Përshëndetjet qofshin edhe mbi familjen e shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që u udhëzuan në rrugën e tij dhe pasuan Sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në ajetin që lexova në fillim të hytbes, Allahu i Madhëruar thotë:
فَبِمَا رَحْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ لِنتَ لَهُمْ ۖ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ ٱلْقَلْبِ لَٱنفَضُّوا۟ مِنْ حَوْلِكَ ۖ فَٱعْفُ عَنْهُمْ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِى ٱلْأَمْرِ ۖ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَوَكِّلِينَ
“Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.” Ali Imran, 159
Në hadithin që lexova, Pejgamberi ynë (a.s) thotë:
عن عبد الله بن عمرو رضي الله عنهما يبلغ به النبي صلى الله عليه وسلم : «الرَّاحمون يرحَمُهمُ الرحمنُ، ارحموا أهلَ الأرضِ، يرحمْكم مَن في السماءِ»
Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Të mëshirshmit do t’i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.”
E transmeton Tirmidhiu
Të dashur muslimanë!
Feja jonë supreme, Islami, është feja e dhembshurisë dhe mëshirës. Një nga emrat e bukur të Allahut është “er-Rahman” që është burimi i vetëm i mëshirës. Të gjithë të derguarit e Allahut, janë lajmëtarë të mëshirës.
Muhamedi (a.s) është profeti i fundit i dërguar si mëshirë për botët, dhe ne jemi të nderuar që jemi umeti i tij.
Pejgamberi ynë (a.s) e ka nderuat kështu jetën në vend të dhunës ka vendosur dhembshurinë, në vend të urrejtjes ka vendosur mëshirën. Ai trajtoi çdo qenie të gjallë me dhembshuri dhe mëshirë. Të vrasësh një jetë është si të vrasësh gjithë njerëzimin. Ai na informoi se lëndimi i zemrës është i barabartë me shkatërrimin e fronit të të Mëshirshmit. Çdo person meriton respekt, pavarësisht fesë, gjuhës dhe ngjyrës; Ai na thotë se jeta, gjaku, pasuria dhe dinjiteti i tij janë të pacenueshme.
Fatkeqësisht, mësimet e mëshirës që i Dërguari i Allahut (a.s.) na ka lënë trashëgimi neve dita ditës po largohemi më shumë.
Jemi të ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të dhunës, qoftë në trafik apo në jetën e përditshme.
Jemi të pikëlluar që e dëshmojmë këtë.
Gratë, fëmijët dhe moshat preken nga kjo dukuri.
Dhuna, pavarësisht se kush është dhe për çfarëdo arsye që kryhet, çdo version është i papranueshëm. Çdo fjalë, qëndrim apo veprim që e justifikon dhunën nuk mund të gjejë vend në Kur’an dhe sunnet. Sipas Islamit, dhuna është mizori dhe shkelje e të drejtave të njerëzve. Është mëkat i rëndë, është mëkat i madh.
Dhuna është armiku më i madh i njerëzimit.
Ata që bazohen në dhunë dhe urrejtje, i shkaktojnë të dëmë të madha familjes njerëzore.
Nuk duhet harruar se dhuna nuk e bën askënd apo shoqëri të suksesshme.
Ndërsa numri i njerëzve të dashur dhe të mëshirshëm në botë po rritet dita-ditës.
Dashurinë dhe mëshirën për herë të parë e vendosin në zemrat tona nëna dhe babai, ata janë në krye të atyre që mbjellin dashurinë dhe mëshirën pastaj është rrethi ku ne jetojnë në krye me mësuesit dhe hoxhallarët tanë. Mësuesit tanë ndërtojnë karakterin tonë që punon shumë për të arritur diçka në jetë. Hoxhallarët tanë ndertojnë anën tonë shpirtërore që fëmijët tanë të jenë të mirë të bukur, kombëtar, të përkushtuar ndaj vlerave të tyre dhe që përpiqen me të gjitha forcat e tyre të rrisin njerëz që janë të dobishëm për mjedisin dhe njerëzit.
Me këtë rast, duke u lutur për të gjithë ata që neve na i mësuan këto vlera i kujtojmë me respekt dhe mirënjohje dhe lutemi për mëshirë, shëndet, mirëqenie dhe paqe. Ata që kanë kaluar në jetën e përtejme qofshin nën meshirën dhe rahmetin e Allahut.
Ju uroj mëshirë, shëndet, mirëqenie dhe paqe për ata që janë gjallë.
E mbylli hytben e kësaj duke thënë hadithin e Muhamedit (a.s.): “Unë jam dërguar si mësues” Ibn Maxhe
Dhe përfundoj me lutjen e Pejgamberit tonë : “Allahu im! Mbështetem tek Ti nga dija qe nuk jep dobi, nga zemra që nuk drithërohet, nga nefsi i pangopur, nga duaja e papranuar.”
Muslim, Dhikr, 73