Imamët nga Mali i Zi, Ramiz Luboder, Xhevahir Arifaj dhe Emill Kallaba, morën pjesë në një seminar dy-ditor të mbajtur më 9-10 nëntor 2024 në Shkup, Maqedonia e Veriut. Ky seminar u organizua nga Fondacioni Axis dhe Fondacioni Imam dhe kishte për temë “Komunikimi efikas dhe orientimi i drejtë në veprimtarinë shoqërore.”

Aktiviteti mblodhi më shumë se 40 pjesëmarrës, përfshirë imamë, hatibë dhe hoxhallarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Seminari u zhvillua në gjuhën arabe dhe kishte për qëllim fuqizimin e aftësive në komunikim dhe orientim, për një përmirësim më të mirë të shërbimeve në dobi të komunitetit.

Ligjëruesit kryesorë të seminarit ishin dr. Abdu’l-Vehab e’t-Turejri dhe dr. Muhammed Ali Balaoo, të cilët ofruan një trajnim shkencor dhe aftësues mbi tema kyçe për përmbushjen e suksesshme të misionit shoqëror të pjesëmarrësve. Ky seminar përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përmirësimin e praktikave në shërbim të komunitetit.