Ulqin – 25 Tetor 2024 – Imami i nderuar i Xhamisë së Pejgamberit nga Medina, Halid bin Sulejman el-Muhenna, ka nisur një vizitë zyrtare disa-ditore në Mal të Zi, duke sjellë një atmosferë të veçantë shpirtërore për besimtarët e këtij vendi. Gjatë ditës së sotme, ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një xhamie të rinderuar në Podgoricë, xhamisë së Hadroviqeve, ku iu bashkua besimtarëve dhe përfaqësuesve të bashkësisë islame në një moment të rëndësishëm për bashkësinë.
Në mbrëmje, imami vizitoi xhaminë e madhe të Pinjeshit në Ulqin, ku udhëhoqi namazin e jacisë dhe mbajti një fjalim të ngrohtë dhe frymëzues për xhematin. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e paqes, unitetit dhe devotshmërisë në jetën e përditshme, duke i nxitur besimtarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të përkushtuar ndaj vlerave të fesë.
Vizita e tij ka ngjallur interes të madh dhe ka qenë një mundësi unike për besimtarët në Mal të Zi që të kenë një lidhje më të afërt me traditën dhe vlerat e shenjta të Islamit.