Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, njofton të gjithë të interesuarit se regjistrimi për të interesuarit që deshirojnë të bëjnë haxhin në vitin 2025 ka filluar. Të gjithë besimtarët që planifikojnë të kryejnë këtë detyrë të rëndësishme islame, mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare www.hadziumra.com, ku mund të plotësojnë aplikacionin, ose personalisht në zyrat e Mexhlisit më të afërt.

Për shkak të rritjes së interesimit të pritur, sidomos nga diaspora, ftojmë besimtarët që të aplikojnë sa më shpejt. Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit nuk do të ketë udhëtim të organizuar për haxh nga Amerika dhe Evropa, pritet një numër më i madh i aplikimeve përmes Meshihatit tonë. Regjistrimi i hershëm lehtëson planifikimin dhe organizimin më të mirë të udhëtimit.

Edhe pse Ministria e Haxhit në Mbretërinë e Arabisë Saudite nuk ka shpallur ende çmimet e sakta të shërbimeve të Haxhit për vitin 2025, Zyra e Haxhit do t’i informojë menjëherë aplikantët sapo të jetë i disponueshëm ky informacion. Kujtojmë se regjistrimi fillestar nuk i detyron të regjistruarit të kryejnë haxhin, por u jep përparësi nëse vendet janë plotësuar.

Me këtë ne theksojmë rëndësinë e regjistrimit të hershëm, pasi regjistrimi në kohë do të mundësojë planifikim dhe organizim më të mirë të udhëtimit për të gjithë pjesëmarrësit.