Zyra për Haxh dhe Umre e Meshihatit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, organizoj këtë vit udhëtimin për Haxh, në Haxh do të shkojnë 219 qytetarë të vendit tonë, ndërsa mysafirë specialë do të jenë 5 haxhi.
Planifikohet që avioni me haxhi do të ngrihet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me datën 8 qershor në orët e pasdites.
Këtë vit, haxhitë do të zbresin në aeroportin e Xhidas, nga ku do të transportohen me autobus për në Meke. Pas përfundimit të ritualeve të haxhit, ata do të udhëtojnë për në Medine, ku do të vizitojnë xhaminë e Pejgamberit a.s. dhe vendet e tjera.
“Planifikohet që haxhinjtë tanë të qëndrojnë në Meke 15 ditë, fillimisht të kryejmë umren dhe më pas kur të vijë koha të kryejmë ritet e haxhit, kur të përfundojnë ritet e haxhit do të udhëtojmë për në Medine ku planifikohet të qëndrojmë 7 ditë. Është mirë që fillimisht të jenë në Mekë për arsye se haxhinjtë do të mund të kryejnë ritet e haxhit në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe që më pas t’i përkushtohen adhurimeve të tjera në dy qytetet e shenjta” nga Zyra për Haxh dhe Umre për radion Fatih u shpreh Admir ef. Zekiqi.
Për herë të parë ka një televizion shtetëror nga rajoni, i cili është Radio-Televizioni i Malit të Zi, i cili do të jetë gjatë gjithë kohës me haxhinjtë tanë dhe që do të raportoj edhe për televizionet e tjera të rajonit. “Për haxhinjtë tanë si gjithmonë do të kujdeset një ekip mjekësor, me faktin se hoteli në Mekë do të ketë edhe infermierinë për të gjitha ndërhyrjet e nevojshme. Përveç 7 guidave që do të kujdesen për haxhinjtë tanë, është edhe 1 femër, ajo do të kujdeset për haxhijet femra”, përfundon Admir ef. Zekiqi, udhërrëfyesi kryesor i Haxhit për këtë vit nga Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi.