Konsultohuni me njerëz të mençur, të moralshëm dhe me përvojë përpara se të merrni një vendim përfundimtar, pastaj mendoni përsëri për çështjen. Koncepti i konsultimit, që nënkupton marrjen e vendimeve, është një nga konceptet parimor kryesor në jetën e muslimanëve. Qëllimi i konsultimit në Islam është për të marrë vendime për çështjen përkatëse në përputhje me pëlqimin e Allahut të Madhëruar. Konsultimi, i cili ishte një pikë qendrore në jetën e Muhamedit (a.s.), është urtësia e përbashkët e muslimanëve.
Koncepti i konsultimit, do të thotë që një person konsultohet me njerëzit e mençur dhe me përvojë rreth tij për një çështje të rëndësishme. Një nga të vërtetat bazë të konsultimit është metoda e të pyeturit dhe e hetimit, e cila konsiderohet si një nga mënyrat më të rëndësishme për të arritur të vërtetën dhe dijen. Konsultimi, i cili ka shembuj në Kur’anin Famëlartë dhe ka një vend të rëndësishëm në jetën e Pejgamberit (s.a.v), është shpjeguar veçanërisht në tregimin e Jusufit (a.s.).
“Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.” Ali Imran, 159
Edhe pse njeriu i vrazhdë dhe zemërgur ka disa virtyte të tjera, ai ngjall urrejtje te bashkëbiseduesit; njerëzit një person të tillë nuk duan ose nuk mund ta durojnë shoqërinë e tij. Një Pejgamber që solli një mesazh universal si Islami, i cili u dërgua si mëshirë për botët (Enbija 21/107) dhe që u raportua se kishte vlera të larta morale (Kalem 68/4) është e pamendueshm t’i ketë këto cilësi të këqija. Sipas Ibn Atijje, në librat qiellorë karakteristikat e Pejgamberit gjatë përshkrimit të tij, theksohet gjithashtu se nuk i ka këto atribute të këqija (I, 533). Siç shihet këtu Kur’ani i Shenjtë gjithashtu bën të njëjtin theksim dhe ai pohon se praktikat e Pejgamberit janë dëshmi e kësaj.
Konsultimi, që është një cilësi e bukur e besimtarëve, dhe kalon në disa ajete. Në këto ajete, koncepti i konsultimit përshkruhet si një nga elementët e jetës shoqërore dhe besimtarëve u kërkohet ta mbajnë gjallë këtë koncept mes tyre. Konsultimi, i cili ishte një nga çështjet që sahabet i kushtuan shumë rëndësi, u bë një nga cilësitë e besimtarëve dhe u përhap në shoqëri. Konsultimi, i njohur si urtësia e përbashkët mes muslimanëve, është një faktor i rëndësishëm që u ka mundësuar njerëzve të marrin vendime së bashku brenda kornizës së logjikës, arsyes dhe moralit për shekuj me radhë. Në konsultim, qëllimi nuk është të shkaktohet konflikt në aspektin e idesh apo pengimi i pikëpamjeve, por përkundrazi, të merret një vendim i fortë bazuar në arsyen shoqërore dhe duke marrë parasysh interesat e muslimanëve.
I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Sikur ta kisha bërë emërimin e ‘emirëve’ pa u konsultuar me muslimanët, unë do të emëroja Ibn Ummu Abd/Abdullah b. Mes’udin.” (Transmeton Tirmidhiu, Menakib 38)
Ebu Hurejra r.a. tregon: “Nuk kam parë dikë që është konsultuar me njerëzit më shumë se i Dërguari i Allahut (a.s).” (Transmeton Tirmidhiu, Xhihad 34)
Pejgamberi (a.s.) i dha rëndësi të madhe konceptit të konsultimit gjatë gjithë jetës së tij. Gjatë pejgamberis së Tij, gjatë periudhës së Mekës dhe gjatë periudhës së Medinës ai konsultohej shumë me shokët e tij. Duke marrë parasysh vendimet e konsultimit, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) vendosi për çështje për të cilat nuk ishte zbritur asnjë ajet, veçanërisht përmes konsultimit.
I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) si rezultat i një përpjekjeje dhe përkushtimi të madh konceptin e konsultimit e kishte gjithashtu për tubimin e mijëra njerëzve në një mendje dhe bashkimim e zemrave të tyre. Konsultimi, i cili është një e vërtetë gjithëpërfshirëse dhe gjithëpërqafuese, është pionier në hapjen e rrugës për zgjidhje të shpejtë për rregullat dhe dispozitat e Islamit në shoqëri.
Në epokën moderne që jetojmë, njerëzit janë të individualizuar nga sistemi, duke ushqyer vazhdimisht vendin e vetvetes dhe duke shkatërruar konceptin “ne”. Kjo bëri që të dalë në pah individë jashtëzakonisht egoistë.
Kjo situatë e trishtuar është pengesa më e madhe për konsultim. Sepse si rezultat i individualizimit, njerëzit janë larg nga çdo shkëmbim kolektiv.
Dështimi për të vepruar me mendje të përbashkët është në themel të problemeve të vazhdueshme dhe tensioneve në rritje në shoqëri dhe familje. Në ditët e sotme, rruga për të siguruar paqen dhe qetësinë shoqërore, për të larguar mendimet e këqija nga mjedisi, për të përhapur moralin e mirë dhe për të parandaluar individualizimin është e harruar.