Kryetari Prof.Dr. Ali Erbaş, pas takimit me Papën, për anëtarët e shtypit në Ambasadën e Türkiyes në Vatikan bëri një deklaratë.
Duke deklaruar se ishte këtu për të mbajtur asamblenë e përgjithshme të Vakfit, i cili u krijua për të ofruar shërbime fetare mijëra qytetarëve në Itali, Kryetari Erbaş tha se pati një takim të dobishëm me Papën.
“Paqja e përhershme nuk është e mundur në Lindjen e Mesme ku çështja Palestinë-Izrael nuk arritur që të zgjidhet në mënyrë të drejtë.”
Kryetari Erbaş, tha kështu:
“Në takim diskutuam çështje të rëndësishme në axhendën botërore dhe veçanërisht duke përcjellë letrën me mesazhin e Presidentit tonë që ia paraqitëm Papa Françeskut për atë që po ndodh në Palestinë. Në këtë letër, Presidenti ynë deklaroi se paqja dhe stabiliteti i përhershëm nuk do të ishte i mundur në Lindjen e Mesme nëse çështja Palestinë-Izrael nuk zgjidhet në mënyrë të drejtë. Në mesazhin thuhej kështu, se shfaqja e një shteti palestinez të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të integruar me Jerusalemin Lindor si kryeqytet me kufijtë e vitit 1967 dhe të ketë vendin në sistemin global si anëtar i barabartë me komunitetin ndërkombëtar.”
“Jemi përballë një situate ku masakrohen të gjithë”
Në qendren e bisedimeve kryesore gjatë takimit me Papën ishin vrasjet, masakrat dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga Izraeli në Palestinë, kryetari Erbaş vazhdoi fjalët e tij si më poshtë:
“Jerusalemi, që është simboli i paqes dhe i të jetuarit së bashku, është nën shtypjen izraelite, kudo është djegur dhe shkatërruar, pavarësisht nga myslimanët, të krishterët, foshnjat, fëmijët, të pafajshmit, xhamitë apo kishat, jemi përballë një situate ku pa thënë asgjë të gjithë masakrohen fëmijët, pleqtë, gratë të sëmurët. Ne shprehëm nevojën për të punuar së bashku për t’i dhënë fund kësaj situate, për të tërhequr më shumë vëmendjen botërore ndaj Palestinës, Gazës dhe për të ndaluar shtypjen izraelite. Ai theksoi se Papa Françesku, dhe Presidenti ynë janë nga liderët e paktë që kanë fuqi dhe punojnë shumë për paqen botërore. Dhe për këtë arsye ai ma kërkoi personalisht që t’ia përcjelli përshëndetjet dhe ‘Faleminderit shumë për atë që keni bërë’ është shprehur.”