Shejh Ikrime Sabri imam hatibi i xhamisë Aksa dhe njëherit ish myftiu i Kudsit dhe Palestinës, në platformën e konferencën së 5. ndërparlamentare të Kudsit, e lavdëroi shume presidentin Recep Tayip Erdoğan për fjalimin që mbajti në konferencë.
Shejh Ikrime Sabri, Kryetar i Delegacionit të Lartë Islamik i Kudsit, në deklaratën e tij me shkrim tha: “Ne i vlerësojmë qëndrimet pozitive të presidentit turk Recep Tayip Erdoğan, i cili me këto qënderime është në rrugën e duhur. Këto qëndrime vijnë nga një zemër që beson në drejtësinë e çështjes palestineze.”
Shejh Sabri vuri në dukje se aktivitetet e Türkiyes në fushën e diplomacisë dhe medias në lidhje me çështjen palestineze janë të rëndësishme dhe shtoi se përpjekjet e Türkiyes për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez dhe statusin islam të xhamisë Aksa janë të rëndësishme.
Duke ftuar dhe nxitur botën arabe dhe islame të bashkëpunojnë me Türkiyen për të krijuar një bashkim islamik për të ndaluar sulmin ndaj popullit palestinez dhe që ta pengojë Izraelin nga lufta gjenocidale, Shejh Sabriu, theksoi se Izraeli përfiton nga mbështetja e pakufizuar e SHBA-së dhe Perëndimit në këtë luftë kundër popullit palestinez.
Shejh Sabri deklaroi se vendet arabe dhe islamike duhet të bëjnë të gjitha llojet e presioneve ndaj vendeve që mbështesin Izraelin dhe i përshëndeti njerëzit në mbarë botën që mbajtën demonstrata në mbështetje të popullit palestinez.
Duke vlerësuar aktivistët, anëtarët e shtypit dhe vendimmarrësit e pavarur që bënë çdo përpjekje për të ekspozuar gënjeshtrat dhe krimet e Izraelit, Sheikh Sabri vuri në dukje se populli palestinez i rezistoi luftës së bërë nga Izraeli dhe aleatët e tij pa ndonjë mbështetje të vërtetë.
Presidenti Erdoğan , në fjalimin e tij në Konferencën e 5-të të Platformës Ndërparlamentare të Kudsit, të mbajtur, tha: “Ndërsa vëllezërit tanë palestinezë kanë rezistuar të vetëm për 203 ditë, pavarësisht nga të gjitha pamundësitë, askush nuk mund të presë që ne të heshtim për gjenocidin”.
Duke theksuar se po kalojmë ditë kur është e vështirë të jesh mysliman, të jetosh si mysliman dhe të mbrosh me guxim të drejtat, ligjin dhe drejtësinë, Erdoğan vazhdoi fjalët e tij si më poshtë: “Në veçanti, ngacmimi ndaj privatësisë, statusit historik dhe shenjtërisë së Xhamisë Aksa, kibles sonë të parë, është në rritje. Identiteti i lashtë i Kudsit po shkatërrohet hap pas hapi nga Izraeli pushtues. Shohim se duan të ringjallin mentalitetin kryqtar që ushqehet me gjak dhe lot. Kudsi, i cili u dogj dhe u shkatërrua nga kryqëzatat. Si nipërit e stërgjyshërve tanë që ringjallën Palestinën dhe e kthyen atë në një vend paqeje për katër shekuj, ne ndjekim nga afër çdo zhvillim, pozitiv dhe negativ, në Palestinë. Këshilla e mëposhtme e Pejgamberit tonë (paqja qoftë mbi të) është udhërrëfyesi ynë në rastin e Kudsit, ashtu si paraardhësit tanë;
Shkoni në Bejtul-Makdis dhe faluni atje. Nëse nuk mund të shkoni atje dhe të faleni atje, dërgo vaj për llambat e tij. Po, Mesxhidul-Aksa nuk është vetëm kibleja jonë e parë. Gjithashtu na është besuar nga Pejgamberi Muhamed dhe Pejgamberët që erdhën para tij. Në çdo cep të Kudsit gjendet gjurma, vepra dhe vula e paraardhësve të mi heroikë që i shërbyen këtij qyteti të shenjtë me shumë dashuri për 400 vjet. Askush nuk mund t’i fshijë këto gjurmë, asnjë fuqi nga zemrat tona nuk mund të heqë dashurinë e Kudsin.”