Në qendëren për kulturë në Ulqin u organizua mbrëmja Kur’anore, ilahive dhe kasideve.
Mbrëmja është organizuar nga Meshihati i bashkësis Islame në Mal të Zi në bashkëpunim me mexhlisin e bashkësisë Islame në Ulqin dhe me zyren e kryesisë për çështje fetare Diyanetit me seli ne ambasadën e Türkiyes në Podgoricë.
Pjesëmarrës në program ishin hafiz Alpxhan Çelik, imam i xhamisë Barbaros Hayrettin Pasha në Istanbul, Ibrahim Bilçeviq, imam i xhamisë Istiklal në Sarajevë, Edmir ef. Smajlaj, myfti i Malësisë së Madhe kurse moderatore e programit ishte Arjona Resulani.
Në emër të mexhlisit të Bashkësisë Islame në Ulqin, të pranishmëve iu drejtuan kryeimami Ali ef. Bardhi i cili përshendeti me selame të pranishmit, foli për muajin rexheb, dhe pas një fjalimi dha disa këshilla duke ja dhënë fjalën e kryetarit Hysni Begu, i cili foli për aktivitetet dhe projektet që do realizohen në të ardhmen në këtë mexhlis.
Atashehu i kryesisë për çështje fetare Diyanetit, pranë ambasadës së Türkiyes në Podgoricë, duke falëndëruar Allahun dhe të pranishishmit për pjesëmarrjen tha: “Ndodhemi larg gjeografikisht por me shpirtë jemi të bashkuar me të njëjtin qëllin. Në arritjen e kënaqësis së Allahut, duke e pasuar mësimet dhe udhëzimet e Pejgamberit tonë të dashur. Qëllimi ynë është arritje e kënaqësis së Allahut dhe të jemi nga ata të cilët Ai është i kënaqur. Çdo ditë përkushtohemi dhe përpiqemi në ndriçimin lartësimin dhe purifikimin e shpirtit dhe kjo arrihet duke lexuar, mësuar dhe vepruar me Kur’anin famëlartë. Dhe ndodhemi këtu për ndëgjuar ajetet nga dy hafiz, të cilët janë të njohur botërisht për leximin e Kur’anit.”
Edmir ef. Smajlaj, mbajti ligjëratën e këtij programi, duke cekur vlerën e këtij muaji, ditët e bardha, natën e Isasë dhe Miraxhit, shëmbuj të nga jeta e Pejgamberit tonë se si ai vepronte, duke na rikujtuar për vlerën që bartin këto ditë dhe të shfrytëzojmë kohën për të bërë vepra të mira e punë të hajrit.