Në organizimin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Medreseja “Mehmed Fatih” dhe kryesia për Çështje Fetare e Ambasadës së Republikës së Türkiyes në Podgoricë, mbrëmë në përballë Medresesë “Mehmed Fatih”, organizoi “Mbrëmjen e Kur’anit, ilahive dhe kasideve” .

Arsyeja e një evinimenti të tillë është 12 Rabi’l-evveli, ditëlindja e Muhamedit a.s.. Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë këndimin e pjesëve Kur’anore ngakënduesoz më të mirë të ditëve të sotme. Kështu, imami i parë i xhamisë së madhe “Aja Sofja ” në Stamboll, kurrahafiz Ferruh ef Mushuer, me zërin e e tij rrëmbeu zemrat e të pranishmëve, duke lexuar Kur’an, salavate dhe tekbire. Recituesi i njohur i Kur’anit dhe ilahive Egzon Ibrahimi, nga Kosova; hafiz Mirza Haj Aliyev nga Dagestani; dhe nikoqirët, ndihmës reisi për davet dhe edukim Rahman ef. Kaçari, si dhe ndihmësi i kryeimamit i Tivarit, Ismail ef. Hysaj.

Ndihmës reisi Rahman ef. Kaçar, duke hapur këtë ceremoni, përcolli përshëndetjet e reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziqit, ai tha:

“Mirë se erdhe në vendin e bekuar, kurse sonte vendi i bekuar është kjo ky vend mes xhamisë – shtëpisë së Allahut dhe shtëpisë së diturisë – medresesë sonë “Mehmed Fatih” dhr xhamisë. Sonte, në natën e lindjes së pejgamberit të fundit Muhamedit, alejhi selam, le të shoqërohemi me atë me të cilën është dërguar, që është Kur’ani Famëlartë.
Jemi krenarë që ndjekim Muhamedin a.s. dhe që ne ndjekim Kur’anin si burim bazë të besimit tonë. Do të doja të falënderoja ata që kontribuan në një natë të tillë. Një nder të veçantë na bëri që është me ne sonte kurrahafiz Ferruh ef. Muştuer, imami i Xhamisë së madhe Aja Sofja dhe i njohut botërisht në këndimin e Kur’anit. Natyrisht, që jo më pak mirënjohje u detyrohemi pjesëmarrësve të tjerë që iu përgjigjën këtij tubimi.
Ne jemi këtu sonte për ti ushqyer shpirtrat tanë me Kur’an”.

Është e pamundur të organizohet një mbrëmje e këtill vetëm me një organizim, kryesia e medresesë “Mehmed Fatih”, e cila priti manifestimin, u kujdes që gjithçka të ishte ashtu siç duhej. Bashkëorganizator kësaj mbrëmje ishte kryesia për çështje Fetare në Ambasadën e Republikës së Türkiyes në Mal të Zi, atasheun për çështje fetare z. dr. Bahattin Akbash më këtë rast ai u shpreh:

“Ajo që na bashkoi në këtë mbrëmje është dashuria për Muhamedin, paqja qoftë mbi të, dhe ne jemi këtu për të dëgjuar nën krahët e engjëjve fjalët e shpalljes që iu dha atij nga Allahu i Madhëruar. Dëshira ime është që ta lëmë këtë tubim të pasuruar me etikën e të Dërguarit të Zotit. E përgëzoj medresenë për një organizim të tillë dhe i falënderoj të gjithë vizitorët, veçanërisht ata që erdhën nga jashtë.”

I ftuari i mbrëmjes, imami i parë i xhamisë së madhe “Aja Sofja” në Stamboll, Ferruh ef. Mushtuer, i cili është me origjinë boshnjake, iu drejtua shkurtimisht tubimit në gjuhën boshnjake dhe tha:

“Në fillim më duhet t’ju përcjell një numër të madh selamesh nga Stambolli, nga xhemati i xhamisë së madhe “Aja Sofia”, imam i së cilës jam unë. Paraardhësit e mi, 200 vjet më parë, u shpërngulën për në Türkiye. Unë jam brezi i tretë që ka lindur atje, por siç mund të dëgjoni, unë flas në gjuhën time amtare. Në Türkiye , në Stamboll, ka shumë boshnjakë dhe shqiptarë në xhematin tim dhe ne të gjithë i mbajmë rrënjët tona. Ajo që kemi të përbashkët është Islami, i cili na bashkon. Faleminderit Allahut xh.sh. këtu shoh që situata është e njëjtë. Kemi ardhur në këtë natë të lindjes së Muhamedit a.s. që të jemi së bashku si vëllau ynë nga Dagestani, Egzon Ibrahimi nga Kosova, dhe në mesin e të pranishmëve shoh se ka shqiptarë, boshnjakë, turq, arabë… Dashuria për Pejgamberin, paqja qoftë mbi të. dhe Kur’ani na bashkon të gjithëve.”

Për ata që nuk patën mundësi të marrin pjesë në program në Tuz, kanë mundësinë të dëgjojnë të njëjtët pjesëmarrës në Qendrën e Kulturës Rozhaje sonte në orën 19:00.