Palestinezët në Rripin e Gazës falën namazin e parë të xhumasë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të arritur mes pushtuesve dhe Hamasit me 19 janar.
Ata falin namazin e xhumasë mbi rrënojat e xhamive të shkatërruara nga sulmet e pushtuesve.
Duke qenë se nuk ka pothuajse asnjë xhami apo mesxhidë të paprekur në Gaza, besimtarët falën namazin e xhumasë në stadiume, rrugë dhe mbi rrënojat e xhamive.
Ky ishte namazi i parë i xhumas që pas 15 muajve u fal në Gaza pa zhurmën e dronëve apo avionave bombardues.
Palestinezët në rajonin Nusejrat e falën namazin e xhumasë në rrënojat e xhamisë Faruk, e cila u shkatërrua nga sulmet e pushtuesve ndërsa ata që jetojnë në lindje të qytetit të Han Junus në jug të Rripit të Gazës e falën namazin e xhumasë mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara si pasojë e sulmeve të pushtuesve.
Gjatë namazit të xhumasë u bënë lutje për të gjithë ata që kanë humbën jetën.