Në galerinë e qendrës për kulturë në Ulqin me 01.03.2024, u mbajt promovimi i librit “Hafizi u Crnoj Gori” të autorit Bajro ef. Agoviq.

Fjalën mikëpritëse e mbajti kryetari i mexhlisit të bashkësis Islame në Ulqin, Hysni Begu i cili i përshendeti të pranishit dhe meqe ndodhemi në prag të muajit të Ramazanit të gjithëve ju uroj fillimim e muajit të begatë dhe të këndshëm.

Suad ef. Ukoshata, moderoi programin dhe po ashtu foli se çka do të thotë të jeshë hafiz, si dhe permblodhi në përgjithësi shkollat ku mësohet hifzi në botë gjatë gjithë historisë, si dhe shkollën ku mund të mësohet Kur’ani përmendësh në vendin tonë dhe në rajon. Gjithashtu theksoj së Ulqini tani ka tre hafiza.

Kryeimami Ali ef. Bardhi, foli për shkollat e hifzit në vendin tonë që nga koha e perandorisë osmane deri në ditët e sotme.
Ku përmendi edhe kontributin e haxhi hafiz Shyqyri ef. Bakallit, njëherëshit edhe ish reis i Malit të Zi, i cili ua mësonte Kur’anin përmendësh nxënësve të cilet kishin deshirë për ta mesuar.

Autori i librit Bajro ef. Agoviqi, duke i falendëruar mikëpritësit e programit dhe të pranishmit, tha se është e nevojshmë që të mos e harrojmë historinë tonë, duke dashur që
ajo të mos humbet e të mos harrohet është e rëndësishme që ta shkruajmë atë dhe ta ruajm. Libri është përmbledhje nga referenca të ndryshme mbi hafizët që kanë jetuar dhe vepruar më Mal të Zi.