Në bibliotekën e qytetit të Ulqinit me 09 Maj 2024, u mbajt mbrëmja përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Myftiut të fundit të Ulqinit, Hafiz Hasan Llunjit. Këtë mbrëmje e organizuan Bashkësia Islame në Mal të Zi, Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptar në Malin e Zi, me rastin e 80 vjetorit të vdekjes së Hafiz Hasan Llunjit.
Programi filloi me leximin e një ashereje nga Kur’ani Famëlartë, të cilën e këndoi Hafiz Xhafer Atesh, programin e moderoi mr. Suad ef. Ukoshata, panelistët ishin kryeimami i Ulqinit mr. Ali ef Bardhi, dr. Gani Karamanaga, dr. Nail Draga dhe djali i Hafizit Hasan Llunjit, Ali Llunji.
Hasan Llunj mësmet fillore i mori në Ulqin ku në moshën 13 vjeçare u bë edhe Hafiz, ndërsa me pas përfundoi me sukses medresenë e Ulqinit. Me hyrjen austriakevë në Ulqin, ndërmjet viteve 1916-1918 i mundësuan atij që të shkoi në Shkodër për të studiuar në degën e sheriatit, e cila ishte hapur me qëllim për të nxjerre myfti, hoxhalla e gjyqtar të pleqnisë së sheriatit për nevojat e kohës, ku u diplomua dhe u specializua tek Hafiz Sabri Bushati. Ndërkohë ky i fundit diplomën (ixhazetin) në degën e sheriatit e kishte marrë nga Hafiz Vehbi Dibra, Kryemyfti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në vitin 1913 dhe më pas drejtues i Gjyqit te Nalt të Sheriatit.
Hafiz Hasan Llunji ka qenë mësimdhënes i lëndes se mesimbesimit në Ostros. Мё pas
Ulemaja i Mexhlisit të Shkupit e informon Myftinine e Plevlës se Hasan Llunji si imam në xhematin e Dinoshës. Nga dokumentacioni arkivor shohim se në periudhën e tokave të
lirume jeta fetare islame në Nënprefekturën e Ulqinit u organizua në rang Nënmyftinie në kuadër të Kryemyftinisë së Shkodrës, në varesi të Këshillit të Ulemave me qendër në Tiranë. Në krye të Nënmyftinise së Ulqinit, si nënmyftini e zonës së Shkodrës, ka qenë zv. myftiu Hafiz Hasan Llunji, i emëruar nga Kryemyftiu i zonës së Shkodrës, Hafiz Sabri Bushatit i cili kishte qenë mësimdhenës i tij. Nga dokumentacioni shohim se në disa raste titulli i Hafiz Hasan Llunjit shënohet si myfti e në disa si zv.myfti nga shkresat zyrtare
shohim se edhe institucioni na del si Myftinia e Ulqinit e në disa të tjera si Nënmyftinia e Ulqinit. Hafiz Hasan Llunji, ka punuar për fe dhe atëdhe deri në fund të jetës, Hafiz Hasan Llunji u largua nga kjo jetë me 15.12.1944.