E diele më, 15.09.2024,
Ditën e diele në kuadër të muajit të pejgamberit Muhamed a.s., xhemati i Xhamisë së Klleznes organizoi një program fetar me ligjeratë, lexim Kur’ani, Salavate, Mevlud e ilahi.

Fjalën hyrëse e bëri imami i Xhamisë së Klleznes, Senad ef. Maku ku falëndëroi të pranishmit. Po kështu edhe Kryeimami i Ulqinit, Ali ef. Bardhi përshendeti dhe falëndëroi myftiun Dr. Qenan Ismaili me misafir.

Në këtë program ligjërues ishte myftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ismaili, i cili me vazin e tij i emocioni të pranishmit. Myftiu tregoi shembuj të dashurisë së Pejgamberit, paqja qoftë mbi të, për umetin e tij, etj.

Më pas programi vazhdoi me pjesë nga Mevludi i Tahir Popoves dhe Hafiz Ali Ulqinakut ku lexuan misafirët e nderuar nga Shkupi dhe Shkodra si edhe disa imam të B.I.Ulqin. Xhemati i xhamisë ka përgatitë një koktel për nderë të lindjes së Pejgamberit a.s.

E Hanë më, 15.09.2024,

Ditën e hënë po ashtu në kuadër të muajit të pejgamberit Muhamed a.s., në xhaminë e Detarëve u organizua një program fetar me ligjeratë, lexim Kur’ani, Salavate, Mevlud e ilahi.

Fjalën hyrëse e bëri Kryeimami i Ulqinit, Ali ef. Bardhi i cili përshendeti të pranishmit dhe falëndëroi Dr. Ferid Piku nga Minber – Tiranë.

Në këtë program ligjëroi Dr. Ferid Peku, i cili me vazin e tij i emocioni të pranishmit.

Më pas programi vazhdoi me pjesë nga Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut ku lexuan imamët, Rrustem ef. Zaga, Xhevdet ef. Demiri, Besim ef. Cura, hafizi nga Türkiye, Cefer Ateş dhe Ali ef. Bardhi.