Në hutben e xhumasë në mesxhidu’l-Aksa i është bërë thirrje botës arabo-islame që të ndërmarrë veprime për Rripin e Gazës, i cili prej 8 muajsh është ekspozuar ndaj luftës gjenocidale të Izraelit. Hytben e xhumasë e mbajti Shejh Ikrime Sabri. Në huteb e tij të cilën e filloi me dua për Rripin e Gazës, Shejh Sabri kritikoi heshtjen në lidhje me luftën gjenocidale të kryer nga Izraeli për rreth 8 muaj.

Duke pyetur se ku janë vendet arabe dhe islame për luftën në Rripin e Gazës, Shejh Sabri tha: “Qeveritë e botës arabe dhe islame janë në gabim dhe heshtje të madhe në qëndrimin e tyre ndaj Gazës”.

Në hutben e tij, në të cilin theksoi vrasjen e grave dhe fëmijëve në Rripin e Gazës, Shejh Sabri tha: “Ku janë udhëheqësit e botës arabe dhe islame pasi kanë kaluar 8 muaj? A nuk kanë dhembshuri dhe mëshirë?”

Shejhu duke përshëndetur qëndrimin e studentëve në universitetet e vendeve perëndimore, veçanërisht në SHBA, që protestuan kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Sabriu shprehu mirënjohjen e tij për Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë për njohjen e shtetit të Palestinës.

Shejh Sabri, u lut për Mesxhidu’l-Aksan, Kudsin dhe Palestinën, duke vënë në dukje se Izraeli po përpiqet të ndryshojë status quo-në historike në Mesxhidu’l-Aksa.

Pas namazit të xhumasë, u fal edhe namazi i xhenazes në mungesë për palestinezët që humbën jetën në Rripin e Gazës.