Për njerëzimin, fluturimi ka qenë gjithmonë një realitet i dëshiruar gjatë gjithë historisë. Ky interes për aviacionin, natyrisht, ka një vend të rëndësishëm në historinë tonë.
Ka shumë metoda të ndryshme në studimet e aviacionit, të cilat kanë një histori shumë të vjetër. Edhe pse këto përpjekje ndonjëherë dështojnë, ka shumë shembuj suksesi që janë skalitur në kujtimet tona.
Që në shekullin e X., me Ismail Xhevherin, eksperimentet e aviacionit që nisën me atë dhe vazhduan me Siraxhettinin, Molla Uzun Hasanin, Lagari Hasan Celebiu , Hezarfen Ahmed Çelebiun, Bebekli Atif Bejin, Veli Direkon dhe Ahmet Hoxhën mund të themi se qenë frymëzuesit në studimet e aviacionit.
Në mesin e këtyre njerëzve, me emrin e të cilit jemi të njohur, Hezarfen Ahmed Çelebi, është shembulli i parë i një fluturimi të suksesshëm. Hezarfen Ahmed Celebiu, përmendet në Seyehatnamen e Evlija Çelebiut.
Sipas rrëfimit të tij, në vitin 1632, në një erë jugperëndimore, ai u hodh në boshllëk duke veshur një paisje të ngjashme me krahët e shpendëve nga kulla e Galatas dhe fluturoi 3358 metra mbi Bosfor, duke zbritur në sheshin Doğancılar në Üsküdar ( Yskydar ).
Me këtë veprim, emri i tij u bë një legjendë në historinë e aviacionit.
Një tjetër emër që flitet se ka jetuar në të njëjtën periudhë me Hezarfen Ahmed Çelebiun dhe që hapi rrugë të reja në këtë fushë është Lagari Hasan Çelebiu. Për më tepër, në vend që të fluturonte duke mbajtur krahë si në përpjekjet e tjera, Lagari Hasan Çelebi u përpoq të ngritet në qiell me një raketë duke përdorur barut!
Ashtu si historinë e Ahmet Çelebiut dhe historinë e Hasan Çelebiut, e hasim në librin Seyhatname të Evlija Çelebiut.
Sipas Evlija Çelebiut, në vitin 1633 në prezencën e sulltan Muratit të IV., Logari Hasam Çelebiu me 50 okë pastë baruti në një fishek të ndërtuar nga ai me shtatë krahë, ku në prani të sulltanit e montoi atë dhe u ngrit në qiellë. Kur i mbaroi baruti dhe filloi me ra në tokë, krahët që i kishte ndërtuar i hapi dhe zbriti në det përballë pallatit të njohur si Incili Köşk. Prej aty ai notoi dhe erdhi para sulltanit. Llogaritet të jetë ngritur në lartësinë 250-300 metra dhe me këtë sukses ka hyrë në histori si “njeriu raketë”.Hasan Çelebiu, u bë i njohur si njeriu i parë që bëri një fluturim të vërtetë rakete.