Okupimi i Izraelit në qytetin e vjetër të Kudsit, vendosi kufizime të gjera për palestinezët që dëshironin të falnin namazin e xhumasë në xhaminë el-Aksa.

Xhamia el-Aksa, do të mbyllet krejt pothuajse këtë të premte, për shkak të kufizimeve të policisë pushtuese izraelite.

Kufizimet rreth xhamisë el-Aksa nga policia pushtuese izraelite, e cila vazhdoi të bllokoi palestinezët, që duan të falin namazin e xhumasë në el-Aksa këtë javë si dhe në javët e mëparshme, me barriera dhe tela hekuri në zonën e qytetit të vjetër okupatori merr masa të forta sigurie, forcat izraelite nuk i lejuan të rinjtë palestinezë, e ndonjëherë edhe palestinezë e moshuar, të hynin në el-Aksa që nga orët e para të mëngjesit.

Forcat okupuese izraelite ndërhynin herë pas here dhe uahtronin dhunë daj të rinjëve palestinezë që donin të hynin në xhaminë el-Aksa, brenda shirit të Vjetër dhe në portat e saj. Palestinezët të cilët nuk u lejuan të hynin në el-Aksa për namazin e xhumasë i kryenin lutjet e tyre për rreth xhamisë el-Aksa.

Qindra palestinezë, në lagjën Ras el-Amud që ka pamjem nga xhamia el-Aksa, në xhaminë e lagjes dhe në trotuaret përreth xhamisë janë vendosur në rreshta palestinezët.

Forcat izraelite, në lagjen Valid el-Xhevz, që ndodhët afër xhamisë el-Aksa, mbikqyrin rininë palestineze dhe ndërhynin për ti shpërndar ato me gaz, plumba plastikë dhe të vërtetë, si dhe me ujë të qelbur të spërkatur nga TOMA.

Ujërat e zeza nga të spërkatur nga TOMA krijojnë një erë të keqe të vazhdueshme në rrugët përreth xhamisë el-Aksa.

Në xhaminë el-Aksa, ku normalisht 100 deri në 150 mijë njerëz rreshtohen të premteve për të falur namazin e xhumasë, që nga data 7 tetor, dhe këto 4 javët e fundit vetëm rreth 5 mijë persona kanë mundur të falen për shkak të pengesave nga Izraeli pushtues.