Përgatitjet kanë përfunduar kryesisht para vizitës së Arafatit, e cila përshkruhet si “takimi i madh i muslimanëve” ose “një provë për ditës së gjykimit”.

Sipas informacioneve të marra, vendi i cili do të presë haxhinjt në Arafat, ka bërë përgatitjet që haxhinjtë ti kryejn ibadetet në mënyrë komode dhe të qetë.

Të gjitha ekipet, nga shëndetësia deri te udhëzimi, që shërbejnë në Mekë, të cilat vazhdojnë aktivitetet e tyre për të parandaluar që haxhinjtë të përjetojnë ndonjë vështirësi, do të vazhdojnë shërbimet e tyre në Arafat.

Transporti është një nga elementët më të rëndësishëm për të vizituar Arafatin, i cili ndodhet afërsisht 25 kilometra në lindje të Mekës. Për rrugëtimin që do të nisin të premten, haxhinjtë do të nisen nga hotelet e tyre me autobus dhe do të vendosën në tenda për të cilat kanë përfunduar përgatitjet në Arafat. Autobusët pritet të bëjnë afërsisht disa xhiro për të shmangur ndonjë problem në transferimin e haxhinjve.

Në qytetin ku temperatura e ajrit po i afrohet 45 gradëve, për haxhinjt janë ngritur tenda të larta të ftohura me kondicionerë të tipit industrial.

Haxhinjt të cilët do të falin namazin e drekës dhe të ikindis së bashku në ditën e Arafatit, do të qëndrojë për të bërë lutje. Pas lutjeve, haxhinjt që do të shkojnë në rajonin Muzdelifes, pas qëndrimit në Muzdelife, ata do të shkojnë në rajonin e Xhemaratit për të gjuajtur me gurë shejtanët. Pasi ta godasin me gurë shejtanët, ata do të shkojnë në Mesxhidu’l-Haram dhe do të kryejnë tavafin dhe sajin, pastaj qethjen dhe do të dalin nga ihrami.

Nga ana tjetër, vetëm pak ditë të mbetura para Kurban Bajramit, haxhinjt vizitojnë edhe kodren Rahme, vendin ku Ademi (a.s.) dhe Havaja u takuan në tokë, në pjesën veriore të Arafatit, i cili ka një sipërfaqe prej 14 kilometra katrorë në formën e një fushe, 25 kilometra në lindje të Mekës. Pavarësisht motit të nxehtë, këtu luten haxhinjt që arrijnë në afërsi të kodrës, e cila ka vizitorë në të gjitha orët e ditës.

Haxhinjt, të cilët me udhëheqësit e tyre vizitojnë Arafatin dhe kodren Rahme. Në burimet islame thuhet se Muhamed (a.s.) qendroj në Arafat pranë kodrës Rahme, dhe gjithashtu se kodra Rahme ishte vendi ku Ademi dhe Havaja, u penduan Allahut për gabimin e tyre dhe është kodra ku ata u takuan sërish pasi iu pranua pendimi.