Ky tregim nuk njihet veçse nëpërmjet shpalljes. Kjo ngase flet për një takim që u zhvillua jashtë prezencës së njerëzve, takim ky mes Ademit a.s., dhe Musait a.s.. Ky takim u realizua sipas kërkesës së Musait, dhe ne nuk kemi njohuri për mënyrën e realizimit të këtij takimi. Por, jemi të sigurt dhe te bindur në realizimin e tij, ngase informimi për të na vjen nga Muhamedi a.s.!
Ndodhi si kjo veçse kanë ndodhur (janë shënuar) edhe me të Dërguarin tone a.s., kur ai u takua me pejgamberët ne rrugëtimin e Israsë dhe u fal me ta në Meshidul Aksa (Kuds), duke qene imam i tyre, por edhe kur bisedoi me disa prej tyre gjate ngritjes në qiej.
Qëllimi i Musait a.s., pas këtij takimi ishte dialogu me Ademin a.s., dhe qortimi i tij pse ai e nxori veten dhe pasardhësit e tij nga Xheneti për shkak të mëkatit që kishte bërë. Mirëpo Ademi solli argumente që e bënë të heshtte. Ai edhe dominoi në argumentimin e tij kundrejt akuzes se Musait a.s, dhe këtë e deshmoi edhe Muhamedi, a.s..
Hadithi
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi (në dy koleksionet e tyre të vërteta), nga Ebu Hurejra, r.a., i cili tha: “(Ka thënë i dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!: ” Ademi dhe Musai, pagja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta, i paraqitën argumentet (deshmitë) tek Zoti i tyre, dhe Ademi dominoi në argumentim. Musai tha: “Ti je Ademi që të krijoi Allahu me dorën e Tij, fryu në ty nga shpirti i Tij, i urdheroi engjëj e Tij që të të bëjnë përulje (sexhde), si dhe të bëri banor në Xhenetin e Tij, e ti pastaj me gabimin tënd i zhvendose njerëzit në toke!?” Ademi tha: “Ti je Musai që të zgjodhi (të ngriti) Allahu me shpalljen e Tij, dhe me fjalët (të folurit) e Tij, e po ashtu të dha fletushkat në të cilat kishte sqarim për çdo gjë, të ofroi duke te shpëtuar!? Sa kohë para se të krijohem unë Allahu e kishte shkruar Tevratin?” Musai tha: “40 vjet.” Ademi tha: ” A e ke gjetur në të? “… dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.” (Ta-Ha: 121). Tha: “Po.” Ademi i tha: ” A po më fajson mua për kryerjen e një vepre të cilën Allahu e kishte paraparë (shkruar) për mua që ta bëj 40 vet para se të më krijonte?” Tha Pejgamberi i Allahut, a.s.: “Dhe kështu dominoi Ademi në argumentim ndaj Musait.”
Shpjegimi i hadithit
Jeta në këtë botë është e lodhshme dhe me mundime. “Vërtet Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme. ” (El-Beledë: 4).
Këto mundime dhe vështirësi paraqiten në të gjitha aspektet.
Kafshata (ushqimi) që ha njeriu sigurohet me mund dhe vështirësi. Gjithashtu pija (uji), e po ashtu edhe veshmbathja dhe vendbanimi. Në kuader të saj është edhe veshtirësa që paraqitet gjatë sëmundjeve që godasin njeriun, pastaj edhe ajo që armiqte dhe miqtë e tij ia përgatitin (kurthat), e nganjëherë edhe mundimet që vijnë nga djemtë dhe të afërmit.
Musai a.s., veçse kishte vuajtur nga Faraoni dhe paria e tij. Ai iku, u largua nga Egjipti në Medijen, pas mbytjes së kiptasit. Atje qëndroi si bari i deleve për një periudhë prej 8-10 vjet. Ai vuajti nga Faraoni edhe pas shpalljes që i erdhi nga Allahu. Mundime de vuajtje përjetoi edhe nga Beni-Israilët, nga kokëfortësia e tyre, nga rebelimi dhe përndjekja që i bënin. Këto vuajtje dhe vështirësi ndoshta e bënë që një ditë të mendojë se shkaktar i tyre ishte Ademi a.s., i cili nxori nga Xheneti veten dhe pasardhësit e tij. Atë, pasi Allahu e kishte krijuar, e kishte bërë banor të Xhenetit, ia kishte dhënë begatitë e Xhenetit, lumenjtë dhe frytet e tij, me përjashtim të një peme, si dhe i kishte premtuar se aty (në Xhenet) nuk do të jetë i uritur e as nuk do të mbetej i zhveshur, nuk do të kishte etje e as nuk do te kishte vapë. Por, kur Ademi s’e respektoi ndalesën e Zotit të vet, pra u ushqye nga pema që e kishte të ndaluar të hante prej saj, Allahu e largoi nga vendi i përhershëm (Xheneti), ta lënë të qëndroje në një vend të mjerueshëm (dynja), në të cilën njerëzit nuk mund te jetonë vetëm se me mundime dhe veshtirësi të rënda.