Në amfiteatrin e medresesë “Mehmed Fatih“ në Tuz, për nxënësit, profesorët hoxhallarët dhe dashamirësit u bë prezantimi dhe promovimi i revistës “Dituria Islame”.
Të pranishmit e shumtë në aktivitetin prezantues dhe promovues dëgjuan fillimisht fjalën e ndihmës reisit dr. Behlul ef. Kanaqit. Fjala e tij u përqendrua te rendësia e revistës dhe te elemente të spikatura të temave që shtjellohen dhe përçohen te lexuesi. Ai falënderoi mualimen Mihana Goga Bekteshi, që erdhi nga Prishtina, enkas për të prezantuar dhe promovuar revistën “Dituria Islame”, e cila është një revistë që ka përhapur dhe ka mbartur frymën Islame, në kohëra të ndryshme te besimtarët. Mikpritesi ne këtë prezantim dhe promovim i falendëroj të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, duke i përshendetur me selame të ngrohta.
Mualimja Mihana Goga-Bekteshi, në amfiteatrin e medresesë “Mehmed Fatih” të frekuentuar nga profesor, hoxhallar, nxënës dhe përfaqesues të ndryshëm të institucioneve të lidhura ngushtë me librin dhe dijen që buron nga vetë dashuria për dituri, tha prezantimi dhe promovimi ka një përkim interesant, sepse gjendemi në ditën e parë të semestrit të dytë shkollorë dhe në muajin Rexheb. Në këtë kohë është kjo kryefjalë aktuale tek ju që Allahu i madhëruar në Kur’anin Fisnik, në suren Alak, thotë :
“Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” Sureja Alak, ajeti 3-5.
Të zabtojmë në jetën tonë k”të ajet duke u përkushtuar të lexojmë, të fitojmë njohuri dhe të jemi të shpërblyer sepse po zbatojmë këshillën e Allahut të madhëruar. Duke theksuar se revista është në vitin e saj të 38 që botohet, shumë lexues të cilët janë rritur me revistën, në fillim ishin nga ata që lexojshin atë dhe më pas nga kontribuesit e saj me artikuj të ndryshëm, duke vënë në jetë ajetet Kur’anore që cituam më parë, lexo dhe shkruaj.
Revista e botuar prej dekadave nga botimi i pare deri te botimi i fundit është mbartëse e ndjenjave të sinqerta. Sepse bartëse të ndjenjave të tilla të pastra janë faqet e saja që kanë mbartur mesazhin e Allahut të madhëruar në kohë dhe momente delikat te saj, kur më se tepermi nevojitej pjekuria e maturia, aq te nevojshme dhe të kërkuara nga çdokush, në atë kohë dhe në ato momente revista përçoj ndjenja me fjalë të zgjedhura, buruese prej shpirtit fetarë. Mualimja tha se jemi pra siç thamë dhe në muajin e Rexhebit dhe të vazhdojmë që të këshillojmë për vepra të mira dhe të hajrit, shpresojmë që ky prezantim dhe promovim të jetë i dobishëm dhe i hajrit për të gjithë neve, duke këshilluar njëri-tjetrin që të lexojmë e të marrim dituri.
Mualimja Mihana Goga-Bekteshi, përcolli selamet e përzemërta të Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërrnava, dhe publikut të pranishëm në amfiteatër i’u dhuruan disa kopje të revistës “Dituria Islame”.




