Ne jetën me shumë mundësi për punë, punëtori ka nevojë për punë, kurse punëdhënësi për punëtorë. Kjo gjë është ndarje detyrash në botë.

Kushdo që merr përsipër një detyre, qoftë si prijës apo si administrator, qoftë si punëdhënës apo si punëtor. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.” Ez-Zuhruf 32

Kjo çështje ndonjëherë vjen edhe si sprove hyjnore. Që marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëtorit të jenë të shëndosha, si dhe për begatinë e punës, duhet te respektohen të drejtat. Në mësimet e Pejgamberit a.s., askush nuk ka përparësi dhe dallim ndaj dikujt tjetër në aspektin e të qenit njeri. Edhe nëse statuset e tyre janë të ndryshme, punëtori dhe punëdhënësi kanë përgjegjësi së pari para Allahut, pastaj ndaj njëri-tjetrit.

Muslimanët, me punëtore, punëdhënës e të papunë, janë vëllezër, prandaj, sido që të jenë raportet hierarkike në marrëdhëniet shoqërore, ata janë të dëtyruar të sillen në mënyre vëllazërore. I pasuri me të varfërin, punëtori me punëdhënesin, duhet të veprojnë në baze të marrëdhënieve etike islame.

Çfarëdo që të jetë gjëndëja ekonomike, pozita dhe përgjegjësia e tyre, thelbsore midis tyre është mëshira, butësia, konsultimi dhe ndihmesa. Pejgamberi i Allahut, i cili këtë qasje e ka patur ideale në jetën e tij, ndjekësve të tij në lidhje me këtë çështje u ka thënë: “Atë që ka tre virtyte, Allahu do ta marrë nën mbrojtjen e Tij ose do ta fuse në xhennet: Butsi ndaj të pafuqishmëve, butesi ndaj prindërve dhe trajtim të drejtë ndaj punëtorëve/shërbëtorëve.”

Këtë këshille të Pejgamberit të dashur që nuk ka mbetur vetëm në fjale, por është zbatuar në formën më të mirë, e mësojme nga Enes b. Maliku, i cili për dhjetë vjet rresht ka patur fatin të jetë në shërbim të tij. Enesi r.a. tregon se, edhe pse ka gabuar duke i shërbyer Pejgamberit Mëshirues ai, githnjë me shembullin e tij të dashurisë, mëshires dhe të mirëkuptimit, kurre nuk e ka përbuzur atë, nuk e ka lënduar, madje nuk i ka thënë as: “Pse nuk e bërë kështu?” apo “Sikur ta kishë bërë kështu!”

Pejgamberi i Mëshires, etiken e punës, politiken e punësimit dhe metodën e punës ua shpjegon kështu pasuesve të tij: Shkurtimisht; punëdhënësi duhet të sillet mire ndaj punëtorit, të tregohet i mëshirshëm me të, ti sigurojë veshjen dhe ushqimin, ta ndihmojë në çdo çështje, të jetë i sinqertë me atë duke e trajtuar si “vëlla”, t’i respektojë të drejtat e tij, tia paguajë rrogen pa e vonuar. Kurse punëtori duhet ta kryeje detyrën e tij në mënyrën më të mirë dhe ta ruajë pasurinë e punëdhënësit si pasurinë e vet. Në përfundim të kësaj sjellje reciprokisht të sinqertë të punëtorit dhe të punëdhënësit, puna e prodhimi do të arrjnë nivelin më të lartë. Në këtë solidaritet, ndoshta përgjegjësia më e madhe bie mbi punëdhënësin. Sepse shtimi i pasurise varet nga vullneti i punëtorit për punë, kurse vullneti i punëtorit varet nga punëdhënësi që ky tia japë në menyrën më të mirë atë që i takon. Prandaj punëdhënësi duhet të jetë i vetëdijëshëm për përgjegjësinë që ka dhe duhet t’i respektoje të drejtat e punëtorëve. Ndërkaq, fjalët e fundit të Pejgamberit të Allahut para vdekjes, e vënë në dukje në këte përgjegjësi: “Namazi! Namazi! Kijeni frike Allahun për ata që janë nën përgjegjësine tuaj!”