Reisi Rifat ef. Fejziq në iftarin e shtruar në Podgoricë nga Ambasada e Türkiyes me kontributin e TurkChamit të Malit të Zi, në fjalimin e tij falënderoi organizuesit e iftarit. Ai tha se muaji i Ramazanit është bindje, mirësi dhe afrim, afrim tek Allahut i lartëmadhërishem dhe është një periudhë qetësie ku besimtarët i shijojnë begatitë e ketij muaji. Ai gjithashtu tha se muaji i bekuar i Ramazanit u ofron njerzëve mundësini për të arritur vetëdijen e përgjegjësisë, domethënë devotshmërinë ndaj Allahut xh.sh. dhe duke ngjizur në shoqëri solidaritetin social dhe vetëdijen e dhurimit, pra duke edukuar vullnetin në këtë mënyre.
Po ashtu theksoi se ndjenja e pakicës jep një dëgjim më të mirë për të parashikuar dhe ndjerë kohën që do të vijë. Tubimi ynë fetar është tubim që i bën të gjithë të ndihen rehat. Myslimanët në Mal të Zi kanë miq në Lindje dhe në Perëndim.
Në fjalimet e mbajtura në iftar, u tha se Ramazani i shenjtë është muaji i paqes dhe tolerancës për myslimanët dhe se Bashkësia Islame përbën një pjesë të rëndësishme të kulturës së bashkëjetesës së Malit të Zi.
Në ifarin e organizuar në Podgoricë, ishin të pranishëm presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryetari i kuvendit Andrija Mandiq, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe të pranishëm të ndryshëm.