Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejzić, ka njoftuar se sot është nënshkruar dorëzimi i një vakëfi, i cili i është dhuruar Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Ulqin nga biznesmeni Gazmend Dollaku. Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe kryetari i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Ulqin, Blerim ef. Bajraktari.

Ulqini ka një traditë të hershme të dhurimit të vakëfeve dhe kjo traditë po vazhdon edhe sot, me qëllim forcimin e Bashkësisë Islame në Ulqin, si dhe të Bashkësisë Islame në Mal të Zi në tërësi. Lajmi u bë i ditur nga Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi përmes rrjetit të tij social X.