Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi vizitoi sot fillimin e punimeve tokësore për ndërtimin e xhamisë në fushën e Ulqinit.
Gjatë vizitës, Reisi uroi që projekti të ecë mbarë dhe të sjellë dobi për besimtarët dhe komunitetin lokal.
“Le të jetë me hajr ky vend i bekuar dhe të shërbejë për forcimin e besimit, unitetit dhe vlerave tona fetare.”, tha Reisi në fjalën e tij.
Ndërtimi i kësaj xhamie pritet të jetë një nga projektet më të rëndësishme fetare në këtë zonë, duke plotësuar nevojat shpirtërore të besimtarëve të Ulqinit dhe rrethinës.









