Podgoricë – Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Reisi i Bashkësisë Islame në Malit të Zi, Rifat Ef. Fejziq, ka uruar Myftiun e Kosovës, Naim Ef. Tërnava, dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

“Urime kolegut dhe mikut tim, Myftiut të Kosovës, Naim Ef. Tërnava, si dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, Ditën e Pavarësisë,” ka shkruar Fejziq në mesazhin e tij të urimit.

Kosova sot shënon 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një moment historik për vendin dhe popullin e saj. Përvjetori i pavarësisë po festohet me aktivitete të shumta zyrtare e kulturore në gjithë Kosovën dhe diasporë.