Tokat e Palestinës dhe Kudsit pritën shumë sahabe në vite të ndryshme. Para së gjithash, kur hz. Omeri r.a., që erdhi për të marrë Kudsin, shumë sahabe, përfshirë Omerin, ishin në Kuds, ndodheshin dhe kryenin detyra të ndryshme;
Disa prej tyre u vendosën atje dhe vdiqën atje. Seddat b. Evs, Ubade b. Sâmit, Selmân Fârisi, Ebû Ubejde b. Xherrâh, Ebû Rejhane, Muadh b. Xhebel, Bilal b. Rebah, Halid b. Velid, Ebu’d-Derda, Ebû Dherr el-Gifâri, Ebû Mes’ud el-
Ensari, Abdullah b. Selam, Sa’d b. Ebi Vakkas, Ebu Hurejra, Muavije, Abdullah b. Amr b. el-As, Abdullah b. Abbasi, Abdullah b. Omer, Avf b. Maliku janë disa nga sahabët që ishin në Palestinë.
Ebu Rejhane, i cili i shërbeu Kuds
Emri i babait të tij është Jezid, madje thanë se quhej Abdullah b. Nadr.
Sipas asaj që transmetohet Ebu Rejhane, gjatë një udhëtimi me Pejgamberim a.s., kur ata u qendruan për të fjetur, në një natë shumë të ftohtë, Pejgamberi a.s., pyeti se kush donte ta ruante. Ebu Rejhane i cili donte për të marrë lutjen e Pejgamberit a.s., ai deklaroi se donte ta ruante. Në errësirë Pejgamberi a.s., i cili nuk mund ta shihte Rejhanen, e pyeti për emrin e tij dhe u lut për të, dhe tha se sytë e atij që ruanin në rrugën e Allahut nuk do të digjen në zjarrin e xhehenemit.
Ndër katër sahabët që mësuan nga Pejgamberi a.s., në mesin e tyre përmendet edhe emri i Ebu Rejhanes. Ebu Rejhane, mori pjesë në çlirimin e Damaskut gjatë sundimit të Omerit (14/635) dhe u vendos në Kuds. Sipas asaj që transmetohet, ai predikonte dhe tregonte histori njerëzve në Kuds.
Ebu Rejhane ka vetëm pesë transmetime të haditheve.
Sheddâd b. Evs r.a.
Sheddâd b. Evs është nga Ensarët, lindi në vitin 603 pas Krishtit. Ai është djali i Evs b. Thabitit. Nëna e tij, Sirma (Surejme), ishte nga fisi Nexhxhar, i cili kishte lidhje fisnore me Pejgamberin Muhamed a.s..
Sheddâd, i cili e kuptoi, se vdekja e Pejgamberit po afron e shprehu shqetësimin e tij duke thënë: “O i Dërguari i Allahut, po fillon të më ngushtohet toka.“ I Dërguari i Allahut i tha : “Ki parasysh se Shami dhe Bejtu’l-Makdisi do të çlirohet; Dashtë Zoti, ju dhe fëmijët tuaj do të jeni udhëheqesit e atyre vendeve.” i tha Pejgamberi a.s..
Vitet e fundit të jetës i kaloi në Kuds, kuptohet se ai mbante detyra të rëndësishme atje.
Sheddâdi, ka marrë përsipër mësimin dhe predikimin e haditheve në xhaminë el-Aksa. Sheddâd b. Evs vdiq në vitin 58 h (678) në Palestinë në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeçare. Varri i tij është në varrezat bâbu’r-Rahme jashtë murit lindor të xhamisë el-Aksa.
Sheddad b. Evs thuhet se ka transmetuar pesëdhjetë hadithe.
Ubade b. Samiti r.a.
Ai lindi në Medine në vitin 586. Ai është nga dega e fisit Hazrexh të Ensarëve. Nëna e tij, Kurratulajn bint Ubada, ishte një muslimane nga fisi Ajn, dhe u betua për besnikëri ndaj të Dërguarit të Allahut.
Ubade, në vitin e 12-të të pejgamberisë (621)
me dymbëdhjetë muslimanë nga Medina, shkoi në Mekë dhe u bë pjesë e besnikërisë së parë. Ubade, ishte një nga pesë sahabët nga Medina që mësoi përmendësh të gjithë Kur’anin, ai ua mësonte Kur’anin sahabëve që nuk mund të lexonin atë. Ubade, me urdhrin e Pejgamberit a.s. së bashku me sahabët si Abdullah b. Said b. As dhe Hafsa bint Omer, ua mësonte njerzëve leximin dhe shkrimin.
Ai ishte një nga shkruesit e shpalljes.
Pejgamberi a.s., e emëroi atë si mbledhës të zekatit.
Ubade ishte gjithashtu guvernator dhe gjykatës i Kudsit.
Ubade b. Samiti vdiq në Palestinë në vitin 34 h (654). Thuhet se ai është varrosur në Ramla. Varri i tij është në varrezat bâbu’r-Rahme, jashtë murit lindor të Bejtu’l-Makdis, xhamisë el-Aksa.
Selman Farisi r.a.
Ai është sahabi i parë iranian që pranoi Islamin. Ndërsa emri i tij i vërtetë është Mâhbe, pasi u bë musliman ai u prezantua si Selman ibn Islam (Salmani, bir i Islamit).
Gjatë diskutimit mes ensarëve dhe muhaxhirëve për mos pranimin e Selmanit, në radhët e tyre ngaqe nuk ishte nga ata.
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Salmani është prej meje, ai është nga Ehl-i Bejt im.” Kështu i dha fund diskutimit. Duke iu referuar kujtimit për Selman Farisiun, i cili për një kohë kishte jetuar në Kuds, është nderuar një xhami dhe mbart emrin e tij.