Administrata për Da’va dhe Arsim në Bashkësinë Islame në Mal të Zi në amfiteatrin e medresesë “Mehmed Fatih” në Tuzi, ka organizuar seminar njëditor për imamët, mualimet, profesorët/at dhe edukatorët/et e medresesë. Me titull “Sfidat e thirrësave imameve dhe mualimeve në punën me të rinjtë” për zonën e pjesës qendrore dhe jugore të bashkësisë islame në Mal të Zi. Ligjërues të ftuar në seminar ishin: z. Asmir ef. Salihoviq, M.Sc. Medina Mehmedoviq Mulaliq dhe Ermin ef. Zahiroviq.

Drejtori i medresesë “Mehmed Fatih” Amer ef. Shukurica, shprehu kënaqësinë për mbajtjen e këtij seminari në medrese dhe theksoi se ky është një tregues se bashkësia Islame në Mal të Zi dhe bashkësia Islame Rijasetit në Bosnje dhe Hercegovinë kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe marrëdhënie miqësore.

Rahman ef. Kaçari, drejtor i administratës për Da’va dhe Arsim, vuri në dukje rëndësinë e aktivizimit e të rinjve në xhematet e Malit të Zi.

“Ky seminar është një hyrje në aktivizimin shtesë e të rinjve në sferën e bashkësisë sonë islame. Administrata për Da’va dhe Arsim, ishte e fokusuar në mënyrë të veçantë në shkolla dhe besoj se së shpejti do të kemi një rrjet rinor ku fokusi do të jetë te të rinjtë në xhematet tona dhe takimet me ta duke i udhëhequr drejt vlerave të duhura.”

Mr. Asmir ef. Salihoviqi, para të pranishmëve vuri në dukje faktin se thirrja e imamit mbart me vete nder dhe përgjegjësi të madhe.

“Imamët para nesh e mbajtën misionin mbi supet e tyre dhe na dhanë atë besim. Mendoj se është shumë e rëndësishme të theksohet se të jesh imam është një nder i madh por edhe një përgjegjësi e madhe. Kjo përgjegjësi vlen veçanërisht për të rinjtë, para se gjithash duhet të jeshë model për të rinjtë.

Diçka që është specifike për ne është pastërtia morale e besimit tonë dhe ne duhet ta ruajmë atë me xhelozi dhe të jemi të vetëdijshëm për të. Misioni i Imamit duhet të jetë esenca dhe jo forma. Si ata që thërrasim në besim, duhet të dëgjojmë më shumë dhe të flasim më pak”, përfundoi Salihoviq.

“Ka një krizë të autoritetit në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe në fushën e fesë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të dimë se mënyra se si e shikojmë veten dhe punën tonë, kështu do të jetë edhe e atyre të cilëve u drejtohemi. Megjithatë, tradita jonë është fetare, treguesi i saktë është vazhdimësia e kohëzgjatjes së bashkësive tona islame. Komunitetet tona i kanë mbijetuar rrethanave të vështira dhe ideologjive të ndryshme, ndaj na takon neve të punojmë dhe rezultatet do të vijnë. Është e pamendueshme të edukohen brezat e rinj pa autoritete të vërteta. Autoriteti vetë nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete” tha mr. Medina Mehmedoviq Mulaliq.

Ermin ef. Zahiroviqi, theksoi rëndësinë e gatishmërisë për të aplikuar metodat e punës në kontakt me të rinjtë.

“Puna me të rinjtë duhet të bazohet në mundësinë e ndryshimit gjatë punës së tyre. Ai që i përshtatet ndryshimit mbijeton sepse ai që refuzon ndryshimin në punën e tij dhe e injoron nuk do të ketë efekt në të gjithë punën e tij. Dhe ai që krijon dhe prezanton ndryshimin, ai dhe pasohet”.

Në fund u bë promovimi i librit “Status Drugog u Islamu” të autorit Asmir Salihoviq, kurse seminari përfundoi me ndarjen e çertifikatave dhe me nga një libër dhuratë.