Pasi forcat izraelite vrasëse u tërhoqën nga kampi i refugjatëve Nusayrat, i cili ishte nën rrethim, palestinezët që shkuan në rajon hasën kufoma të copëtuara dhe shkatërrim të tmerrshëm.
Më 18 prill forcat vrasëse izraelite, pas 8 ditësh rrethimi dhe sulmesh intensive u tërhoqën nga kampi i refugjatëve Nusayrat në qytetin Deyr al-Belah në qendër të Rripit të Gazës.
Banorët e zonës u tronditën nga pamjet që forcat vrasëse izraelite lanë pas shkatërrim të madh dhe që nën rrënoja kishte trupa të pajetë dhe të lënë buzë rrugës.
Rrugët dhe rrugicat e kampit u shkatërruan plotësisht, infrastruktura dhe ndërtesat u shkatërruan. Forcat vrasëse izraelite, të cilat shkatërruan edhe xhamitë në kamp, lanë pas ndërsa largoheshin nga rajoni një grumbull të madhë me rrënoja.
Banori vendas i cili foli me gazetarin e Anadolu Agency dhe nuk deshi të jepte emrin, tha: “Ne nuk prisnim që shkatërrimi që pamë në rajon të ishte kaq i madh sepse ishte tronditës. E gjetëm zonën në shkatërrim të plotë, me gjurmë gjaku.”
“Gjatë sulmit të papritur të forcave vrasëse izraelite, njerëzit u larguan nga rajoni dhe u mjaftuan duke shpëtuar jetët e tyre dhe nuk morën asgjë nga mallërat dhe gjërat e tyre.” tha palestinezi, ata duan që sulmet e Izraelit vrasës, që ka rreth 7 muaj që vazhdojnë në Rripin e Gazës, të ndalen sa më shpejt. Palestinezi tha: “Shkollat janë plot me njerëz të zhvendosur, rrugët janë plot me tenda dhe ne jetojmë në kushte shumë të vështira. Ku do të shkojnë banorët?”
Një tjetër palestinez, i cili nuk donte të jepte emrin e tij, tha: “”Ne jetonim në shtëpitë tona, pasi që u shkatërruan shtëpitë tona dhe pasuritë tona sot ne po kërkojmë një tendë për tu strehuar.”
Palestinez, deklaroi se Izraeli vrasës ka shkatërrar të ardhmen e rinisë së Gazës,
dhe nuk ka lanë asgjë të qëndrueshme në zonë.
Një grua palestineze duke shkuar të vendi i shtëpsë së saj të shkatërruar shprehu trishtimin e saj me këto fjalë: “Kur shkova të shikoja shtëpinë tonë, pashë që gjithçka ishte shkatërruar, nga shkatërrimi nuk u kursye as xhamia jonë, për fat të keq.”
“Babai im u vra, kam humbur të dashurit e mi, të afërmit e mi”, tha gruaja nga Gaza me dhimbje, “Sa do të zgjasin sulmet? Mjaft. Ne humbëm gjithçka. Gjithçka është e shkatërruar”, tha ajo.
Kampi i refugjatëve Nusayrat, i cili u sulmua dhe u rrethua nga forcat vrasëse izraelite më 11 prill, duke lënë pas shkatërrime të mëdha në kamp dhe kanë raportuar se janë tërhequr më 18 prill.
Forcat vrasëse izraelite rrethuan kampin e refugjatëve Nusayrat më 11 prill dhe filluan sulme të dhunshme atje, duke shkatërruar shumë ndërtesa dhe shtëpi dhe duke detyruar banorët të migrojnë.
Zyra për Media e Qeverisë Palestineze në Gaza, ka bërë të ditur se Forcat vrasëse izraelite në kampin Nusayrat në sulmet 8-ditore kanë mbetur të vrarë 75 persona, 348 persona kanë mbetur të plagosur dhe 100 persona nga rajoni janë shtuar në listën e të zhdukurve.
Nga zona qendrore e Rripit të Gazës, shumë tanke, transportues të blinduar të personelit ushtarak dhe makina ushtarake që i përkisnin forcave të vrasësit izraelitë u kapën nga kamerat ndërsa largoheshin nga vendi.