Ditën e shtunë, në Ulqin, u zhvillua një takim i rëndësishëm mes ndihmës reisit Omer ef. Kajoshaj dhe dr.Behlul ef. Kanaqi me imamët e zonës. Takimi u përqendrua kryesisht në ecurinë e punimeve për Medresenë e vajzave dhe Qendrën Islame, projekte të rëndësishme për Bashkësinë Islame në Ulqin po ashtu edhe për Meshihatin në Mal të Zi.
Pas përfundimit të takimit në Ulqin, takimi vazhdoi në Katërkollë, në qendren Munira ku u organizua një ligjëratë e veçantë. Mysafiri nga Tirana, Dr. Ferid Piku, mbajti një fjalim mbi rëndësinë e të qenit trashëgimtar i pejgamberëve. Ai theksoi cilësitë dhe përgjegjësitë që një imam duhet të ketë, duke nënvizuar amanetin dhe rëndësinë që mbart kjo detyrë në udhëheqjen dhe shërbimin ndaj komunitetit.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin dhe për të diskutuar mbi rolin e institucioneve fetare dhe imamëve në jetën e përditshme të komunitetit.