Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke, njofton se të gjitha mjetet dhe aftësitë ushtarake janë në dispozicion për të sigurur dërgesen e ndihmave në Gaza. Turqia deri më tani ka dërguar 9 avionë në Gaza.

Türkiye, po përpiqet të shërojë plagët në Rripin e Gazës që është nën sulmin e Izraelit. Ndërsa nismat diplomatike vazhdojnë, ndihma urgjente humanitare dërgohet gjithashtu në rajon.

Burime të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare njoftuan se të gjitha mjetet dhe aftësitë ushtarake janë në dispozicion për të bërë të mundur që ndihma të arrijnë në Gaza.

Në deklaratat e mëposhtme thuhet kështu:

“Ne vazhdojmë të dërgojmë materiale të ndihmave humanitare të përgatitura për Gazën. Më në fund 23, 24 dhe 25 tetor, materialet e ndihmës u transportuan në Egjipt, me pesë avionë A400M dhe një avion C-130. Kështu, deri më sot nga 9 avionë në rajon janë dërguar gjithsej 213 tonë ushqime, batanije dhe materiale ndihme mjekësore.”

Burime të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse do të vazhdojnë aktivitetet e ndihmës për Gazën, burimet e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thanë: “Aktivitetet tona të ndihmës dhe fluturimet për në Gaza do të vazhdojnë. E rëndësishme është që ndihma të arrijë në Gaza dhe mjedisi atje të jetë i përgatitur. Siç e dini, aktualisht ka një problem në dërgimin e ndihmave në Gaza.Por në kuadër të planit, aktivitetet e ndihmës do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në koordinim me ministrat tanë, ministrinë e jashtëm, ministrinë e shëndetësisë dhe ministrinë e punëve të brendshme” thuhet në deklarstë.

“Përpjekjet tona vazhdojnë për të ndaluar gjakderdhjen”

Një tjetër gazetar duke kujtuar fjalët e Rexhep Tajip Erdogan për Gazën, që ka thënë: “Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet diplomatike dhe, nëse është e nevojshme, ushtarake”, burimet e Ministrisë thanë si më poshtë kur u pyetën nëse kishte një plan në këtë drejtim:

“Presidenti ynë bëri deklaratat e nevojshme dhe theksoi se Türkiye nuk do të përmbahet kurrë nga marrja e përgjegjësisë. Forcat tona të Armatosura Turke, kanë përmbushur me sukses të gjitha detyrat që u janë ngarkuar deri më sot. Si Türkiye, ne vazhdojmë përpjekjet tona për të ndaluar gjakderdhjen që çon në një armëpushim dhe paqe. Mjetet dhe kapacitetet tona ushtarake janë gjithashtu aktive në dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e Gazës.

Si Türkiye, është detyra jonë që Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet e tij ndaj civilëve. Duhet të krijohet menjëherë një korridor humanitar për të përmbushur nevojat urgjente në Gaza. Hyrja e mallrave thelbësore dhe dalja e të dëmtuarve duhet të lejohet pa kufizime”.

Türkiye, deri më tani ka dërguar 9 avionë në Gaza. Avionët, janë përgatitur sipas listës së nevojave të paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit, që përmbajnë gjeneratorë, ilaçe, pajisje mjekësore, pelena, ushqime të konservuara dhe batanije.

Është dërguar një ekip mjekësor ekspert

Është dërguar më 22 tetor, me avionin presidencial një ekip mjekësor i specializuar prej 20 personash. Më në fund, avioni ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare i dërguar dje u ul edhe në Egjipt. Materialet në avionë ngarkohen në kamionë dhe dërgohen në Gaza përmes Portës Kufitare Rafah.