Të jesh fëmijë në Palestinë do të thotë të lindësh në një botë ku mëngjesi nuk vjen lehtë dhe nata nuk kalohet shumë lehtë dhe të jepet një arsye për të vdekur në ditën që lind…
Të jesh fëmijë në Palestinë, do të thotë të gjesh veten në mes të ferrit para se të kuptosh se si është bota dhe përpara se të shikosh fytyrat e nënës dhe babait tënd të mbetësh jetim…
Ndërsa pa u ngopur nga nëna, pa e marrur dot aromën e saj dhe dhe pa e shikuar me dashuri në sy atë është të marrësh lajmin se vëllai apo motra do të bëhej nënë për ty, kur po pushonë i qetë në prehërin e saj.
Të jesh fëmijë në Palestinë do të thotë të duhet të bësh shumë më tepër në shumë më pak kohë… E drejtë apo e gabuar, duke menduar se po luan lojëra në kurriz të jetës me informacionin që ke, duke dashur më shumë se çdo gjë në botë të shohësh nënën, babanë, vëllanë, motrën edhe një herë… Të jesh fëmijë në Palestinë do të thotë të rritesh shpejt pa përjetuar fëmijërinë.
Të jesh fëmijë në Palestinë, do të thotë të jeshë në kërkim për shpresë, nën rrënoja në kërkim për familjen, për nënën, për babnë, për vëllan dhe motrën edhe me çmimin e jetës tënde. Ndoshta nëna, ndoshta babai, ndoshta vëllai ndoshta motra sikur… Sikur të gjente dikë, oh sa do të doja t’i gjente dhe të zbulonte nëse ka ende gjallë ndonjë pjesëtar të familjes, do të thotë të jeshë fëmijë në Palestinë.
Të jesh fëmijë në Palestinë është emri i hapjes së syve për çdo ditë të re me një frikë të re, duke parë mungesën e një prej anëtarëve të familjes dhe duke e nisur ditën me tinguj shurdhues të bombash dhe të shtëna armësh në çdo pjesë të vendit tënd. Të qëndrosh lart si kukudhë kundër armikut, duke e shikuar në sy pa frikë dhe të thoni: “Ne nuk do t’ju dorëzojmë vendin që Zoti e ka bërë të shenjtë. “Ne nuk kemi frikë nga ju.” Të jesh fëmijë në Palestinë do të thotë të jesh në gjendje të qëndrosh këmbëngulës me dashurinë e besimit në zemër dhe ende të buzëqeshësh duke pozuar sikur nuk kishte luftë, sikur të mos masakrohej vendi dhe sikur të isht duke luajtur me miqtë , kur dikush përpiqet të bëjë një fotografi…