Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Ali Muhjiddin el-Karadagi, bëri thirrje që Libani dhe Rripi i Gazës të mos lihen vetëm dhe të bashkohen kundër qeverisë së ekstremit të djathtë izraelit të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanjahu.
Karadagi, Kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Libanit dhe Rripit të Gazës.
Karadagi tha: “Ajo që po ndodh sot në Liban është një sulm i hapur ndaj tokës dhe njerëzve. Është shkatërrimi i shtëpive të njerëzve dhe vrasja e civilëve, duke përfshirë fëmijë dhe gra. Kjo është pjesë e politikës së Netanjahut dhe qeverisë së tij të ekstremit të djathtë për të zgjeruar Izraelin duke përfshirë Kudusin, Bregun Perëndimor, Gazën dhe pjesë të Libanit dhe Jordanisë”, tha ai.
Duke argumentuar se “gëzimi për pushkatimin e popullit libanez dhe palestinez nga Izraeli, pavarësisht nga arsyeja, është kundër Islamit”, Karadagi tha: “Nuk është e lejueshme që ne të diskriminojmë për shkak të mosmarrëveshjeve sektare apo politike dhe të lëmë Libanin apo Gazën të jenë në shënjestër dhe të bëhen pre e lehtë. Armiku nuk bën dallim mes muslimanëve kur kryen gjenocid kundër tyre. Sepse sipas armikut, kush nuk është me të është kundër tij dhe është antisemit”.
Karadagi theksoi se Izraeli shkeli të gjitha marrëveshjet dhe nisi një sulm ndaj Libanit dhe Rripit të Gazës dhe tha: “Të gjithë muslimanët dhe qeveritë e tyre duhet të punojnë për ta parandaluar këtë. Si Kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, i bëj thirrje botës islame dhe arabe që të bëjnë detyrën e tyre kundër sulmit dhe gjenocidit sionist”.
Duke ftuar botën arabe dhe islamike për të mbajtur një samit për të diskutuar sulmet e Izraelit, Karadagi argumentoi se bota arabe dhe islamike ka karta të tilla si ndalimi i rrjedhës së naftës dhe gazit natyror deri në ndalimin e sulmeve, bojkotimi politik dhe ekonomik i Izraelit dhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike.