Karadagi, Kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, tha: “Vendet si Türkiye dhe Katari po bëjnë çmos për të ndalur këtë gjenocid. Kërkoj nga e gjithë bota islame të bashkohet për të ndalur këtë gjenocid.”
Duke marrë pjesë në një sërë programesh në Kahramanmarash me Kryetarin e Çështjeve Fetare të Türkiyes, prof.dr. Ali Erbaş, Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Mysliman, Ali Muhyiddin el-Karadagi, i tha gazetarit të Anadolu Agency se si ummet jemi në një krizë të madhe dhe se kjo është për shkak të mungesës së unitetit dhe dobësisë së muslimanëve.
Duke vënë në dukje se pushtuesit sionistë kryen të gjitha llojet e gjenocidit për shkak të mungesës së unitetit të muslimanëve, Karadagi vuri në dukje si vijon:
“Ne mund të përballemi me këto situata dhe fatkeqësi vetëm nëse bashkohemi si Union Islamik. Si botë islame, ne duhet të jemi gjithmonë të bashkuar, si në el-Aksa dhe ngjarje të tjera. Natyrisht, vende si Türkiye dhe Katari po bëjnë çmos për të ndaluar këtë gjenocid. Megjithatë, kërkoj nga e gjithë bota islame të bashkohet për të ndalur këtë gjenocid. Le të jemi një, të bashkohemi dhe të ndalojmë këtë gjenocid. Si në Liban ashtu edhe në Palestinë. Sigurisht, për fat të keq, ne vuajmë nga mungesa e një organizate ndërkombëtare që mbron të shtypurit. Kombet e Bashkuara (OKB) nuk mund të bëjnë asgjë dhe për fat të keq nuk mund të mbrojnë shkollat e veta. Për fat të keq, ne shohim se SHBA-të dhe fuqitë e tjera të mëdha perëndimore kanë humbur vlerat dhe ligjet e tyre”.
Duke thënë se forcat pushtuese sulmuan herë pas here jo vetëm myslimanët, por edhe organizatat e Kombeve të Bashkuara, Karadagi tha: “Unë ftoj të gjithë botën islame në unitet. Të jemi të bashkuar, ta ndalojmë këtë gjenocid”.