Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin e Gjuhëve, zhvilluan dje një festë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe.
Meshihatin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi e përfaqësoi kryetari i Kuvendit bashkësisë Islame Isa ef. Aloshi, imami nga Rozhaja Ramiz ef. Luboderi dhe Xhevahir ef. Arifaj, profesor në medresenë “Mehmed Fatih”, i cili mori pjes në panel dhe foli për rëndësinë dhe rolin e gjuhës arabe në medrese dhe në Mal të Zi.
Në ceremoni morën pjesë akademikë dhe intelektualë të shumtë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, dhe një numër i madh i të interesuarve për gjuhën arabe në vendet e Ballkanit.
Në dhjetor të vitit 1970 u miratua Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila nga atëherë e deri më sot e konsideron 18 dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe.
Arabishtja është gjuha e gjashtë zyrtare e Kombeve të Bashkuara. Arsyeja e shpalljes ndërkombëtare të gjuhës arabe është se kjo gjuhë ka ruajtur dhe zgjeruar qytetërimin njerëzor dhe kulturën botërore.