Anna Maria Cisint, kryetarja e qarkut Monfalcone të qytetit të Gorizias në Italinë verilindore, mori vendimin për mbylljen e vendeve të adhurimit për muslimanët në këtë qytet dhe u përball me reagime të shumta.
Distrikti Monfalcone është një vend i rëndësishëm sepse ka kantiere detare ku ndërtohen anije ushtarake dhe civile, dhe punojnë shumë punëtorë të huaj, vendi doli në plan të parë me diskutimet për mohimin e lirisë së adhurimit të muslimanëve.
Sipas gazetës lokale II Piccolo, kryebashkiakja e Monfalcones, Cisint, nga Partia e Ligës së krahut të djathtë, në mes të nëntorit dy qendërat kulturore ku muslimanët kryen namazet e rregullta 5 herë në ditë dhe namazin e xhumasë u mbyllën, pas mbylljes, muslimanët që deshën të falen në zonën ku ndodhet një supermarket i vjetër, nuk u lejuan duke e shpallur atë si zonë në ndërtim, për një kohë të pacaktuar.
Këto vendime të Cisint çuan në reagimin e komunitetit të muslimanëve, kryesisht nga Bangladeshi, me banim në Monfalcone, si dhe të partive të majta opozitare.
Furio Honsell, një anëtar i partisë së hapur të majtë të asamblesë rajonale të Friuli-Venezia Giulia, e cila përfshin Monfalcone, deklaroi se këto hapa të Cisint shkelnin nenet e kushtetutës italiane në lidhje me të drejtat themelore.
La Repubblica, një gazetë e botuar në nivel kombëtar, e përshkroi çështjen me titullin “Kryetarja anti-islamike, e ndalon lirinë e adhurimit. Priftërinjtë dhe imamët bashkë për lirinë e adhurimit”.
Flavio Zanetti dhe Paolo Zuttion, priftërinj të komunitetit katolik, deklaruan se “liria e adhurimit është diçka me vlerë që duhet respektuar”, deklaruan duke i kujtuar kryetarës Cisinti, se të gjithë kanë të drejtën e adhurimit.
Abdel Maxhid Kinani, një nga imamët në Monfalcone, tha se pas këtyre vendimeve të kryebashkiakës Cisint, ai u bëri thirrje që më 23 dhjetor muslimanëve në Itali, për një demonstratë paqësore për të mbrojtur lirinë e tyre.
Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë, e cila është opozita kryesore dhe pikëpamjet e së cilës janë përfshirë në raportin e gazetës, Pier Francesco, anëtar përgjegjës për çështjet e emigracionit, gjithashtu deklaroi se Cisint, bëri atë që nuk duhej bërë. Ai deklaroi se ajo po përpiqej t’i trajtonte Bangladeshasit si kriminelë.
Cisint, tha në video-mesazhin që publikoi, se shtypi i majtë e sulmoi atë dhe : “se nuk behëj fjalë se dëshironte t’i ndalojë muslimanët të kryejnë adhurimin, por ka marrë një vendim të tillë vetëm me arsyetimin se licencat e vendeve që përdoren si xhami nuk i përmbushin kushtet dhe nuk janë të përshtatshme për adhurim“.
Cisint ka qenë objekt polemikash edhe më parë.
Kryebashkiakja e Monfalcones, Cisint tha se gratë muslimane që jetonin në qytetin e saj ishin “të veshura” verën e kaluar. Ajo kritikoi mënyrën e hyrjes së tyre në det dhe e cilësoi atë si të “papranueshme”. Cisint, për shkak të këtyre fjalëve u protestua. Kjo deklaratë e Cisintit shkaktoi reagimin e komunitetit musliman që jeton në Itali.
Kryebashkiakët e disa qyteteve turistike të tjera italiane benë thirrje për “tolerancë”.
Cisint do të presë takimin e vitit të ardhshëm të partisë së saj, League, në Firence më 3 dhjetor, që do të mbahet për zgjedhjet e parlamentit Evropian në të gjithë Evropën, ajo dha edhe mesazhe të ashpra anti-islame në takimin që mblodhi me partitë e ekstremit të djathtë.