Xhamitë para hixhretit

Kur Pejgamberi (a.s) filloi të predikoi Islamin, nga politeistët mekas kishte një reagim të madh. Me gjithë presionin dhe fyerjet e bëra ndaj tij, ai ndonjëherë e vizitonte Mesxhidu’l-Haramin. Mes Haxheru’l-Esvedit dhe Ruknu’l-Jemanit ai falte namaz. Myslimanët e parë përdorën Dâru’l-Erkamin, dhe e kthyen në xhami. Ata gjithashtu adhuronin fshehurazi në shtëpitë dhe luginat e tyre. Xhamia e parë e ndërtuar nga një mysliman, është ndërtuar te shtëpia e Ebu Bekrit në Mekë. Ndonëse xhamia ishte private, ajo ndodhej në kopshtin e Ebu Bekrit (r.a) pranë shtepisë së tij. Leximi i Kuranit me një zë të ulët nga Ebu Bekri (r.a), u bë sebep që fëmijët dhe gratë të simpatizojnë Islamin dhe kjo ngjalli reagimin e politeistëve. Pasi Omeri (r.a) e pranoi Islamin, muslimanët filluan të faleshin hapur në Mesxhidu’l-Haram.

Disa transmetime, tregojnë se janë nderuar disa xhami në Medine para hixhretit.

Pas besnikërisë së Akabes, numri i muslimanëve në Medine është rritur, gjithnjë e më shumë kishte nevojë për një xhami në Medine. 

Personi i parë që i dha besën Pejgamberit (a.s) në Akabe ishte Ebu Umama Es’ad b. Zurâre, ai e rrethoi vendin ku shërbente për tharjen e hurmave me një mur dhe e ktheu në xhami. Në këtë xhami, Ebu Umama me shokët e tij falej, kibla e së cilës ishte drejt Kudsit. Para hixhretit këtu falej edhe namazi i xhumasë. Kur erdhën muhaxirët e parë në Kuba, ndërtuan një xhami këtu dhe Ebu Hudhejfe me robin e tij të  liruar Salim, kishte falur namaz. Pejgamberi (a.s) namazin e parë të xhumasë në Medine e ka falur në xhaminë e Beni Salim (Mesxhidu’l-Atika), ekziston një transmetim që tregon se xhamia e tyre është ndërtuar para hixhretit.

Xhamitë pas hixhretit

Pejgamberi (a.s) gjatë hixhretit ku qëndroi në Kuba, për një kohë si mysafir në shtëpinë e Ibn Hidamit, ndërtoi një xhami në Kuba.  Ndërsa Pejgamberi (a.s), kur po shkonte nga Kuba në Medine, njerëzit pranë të cilëve kaloi e ftuan dhe dëshironin që ta ndalonin. Mirëpo, i Dërguari i Zotit dëshironte që deveja e tij të lirohej dhe tha se ajo ishte përgjegjëse për përcaktimin e vendit ku do ndërtohej xhamia. Përballë shtëpive të Malik b. Nexharëve deveja u ulë në fushë. Vendi ishte në pronësi të dy jetimëve me emrat Sehl dhe Suhejl. Xhamia e Pejgamberit (a.s) u ndertua duke e blerë tokën nga jetimet. Themeli i kësaj xhamie si i asaj në Kuba u hodh me një ceremoni dhe vetë Pejgamberi (a.s) ka punuar në ndërtim.

Pjesa e pasme e xhamisë, përdorej për të strehuar sahabët e quajtur me emrin Suffa. Për Pejgamberin (a.s) dhe familjen e tij u ndërtua një vend përgjatë murit lindor,me kalimin e kohës, numri i dhomave u rrit në nëntë. Gjatë ndërtimit, i cili zgjati rreth shtatë muaj, Pejgamberi (a.s) qëndroi si mysafir në shtëpinë e Ebu Ejub el-Ensariut. Pas një kohe të shkurtër, në Medine dhe rrethinat e saj numri i muslimanëve u shtua dhe u ndërtuan shumë xhami. Sipas asaj që transmetohet, në Medine kishte nëntë xhami. Këtu faleshin rregullisht namazet dhe namazin i xhumasë falej vetëm në Xhaminë e Pejgamberit (a.s).