Në organizimin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, këtë vit në Haxh shkojnë 225 haxhilerë, tha drejtori i Zyrës së Haxhit dhe Umres, Admir ef. Zekiqi, i cili ishte mysafir në emisionin “Intervista e Fatihut”.
Haxhilerët tanë do të udhëtojnë drejt Mekës dhe Medinës me fluturim çarter nga Tirana dhe nisja është planifikuar me 8 qershor 2024. Udhëtimi i haxhilerëve drejt Tiranës, sigurohet me tre autobusë që do të nisen nga Podgorica, Rozhaja dhe Tivari.
Avioni me haxhilerë është planifikuar të niset nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës në orën 16:00.
Më shumë detaje lidhur me organizimin e udhëtimit të Haxhit shihni në intervistën e mëposhtme në gjuhën boshnjake.
Ndiqeni intervistën e plotë me Admir ef. Zekiqin.